“SPAK të kontrollojë politikanët”/ Propozimi i PD për vetingun e politikanëve

19/10/2021 15:01

Kushtetuta e Lulzim Bashes parashikon shfuqizimin e asaj te Edi Rames.

Demokratet kërkojnë rikthimin e koalicioneve parazgjedhore dhe heqjen e listave te hapura si detyrim kushtetues duke e lënë rregullimin e tyre vetëm ne Kodin Zgjedhor.

“Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, votën preferenciale për kandidatët, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit”.

Ne 2015 bojkotuan reformën territoriale. Sot demokratet kane kane reflektuar, pasi propozohet një ndarje e re qe rikthen komunat.

“Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”.

Vettingun e Politikaneve demokratet kërkojnë t’ia faturojnë SPAK.

“Pranë SPAK ngrihet Sektori i luftës ndaj korrupsionit dhe garantimit të integritetit në radhët e funksionarëve të lartë shtetërore, që përbëhet nga 6 prokurorë. Funksionarët publikë që i nënshtrohen procesit të kontrollit të integritetit janë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri dhe ministrat, Presidenti i Republikës, kryetari i bashkisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit”.

Amendamentet kushtetuese te demokrateve rrezikojnë te mbeten dëshira ne letër nëse nuk arrijnë te bindin edhe socialistet.

Top Channel