Dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale 2021, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi në një konferencë për medie ka treguar lidhur me procesin e numërimit në QNR. Ai bëri të ditur se procesi i votimit planifikohet që të përmbyllet gjatë kësaj jave.

“Në QNR pas i kemi pranuar materialin zgjedhor nga të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës aktualisht po bëhet futja në sistem e të dhënave nga formularët e rezultateve të kandidatëve për kryetar të komunave. Pas përfundimit të procedurave në QNR do të kemi një listë të saktë të numërimit të votave me kusht , të votave të personave me nevoja të veçanta, poashtu shërbimi i KQZ-së është duke bërë verifikimin e zarfeve të supozuar me fletëvotimet nga jashtë Kosovës që kanë ardhur gjatë periudhës 15 shtator deri në 15-tetor. KQZ siç e dini ka pranuar rreth 5 mijë e 700 apo të supozuar me fletëvotime. Gjatë procesit të verifikimit do të kemi një pasqyrë të saktë i fletëvotimeve dhe nëse janë dërguar nga votuesit që i takojnë listës votuese jashtë Kosovës. Pasi të përfundojnë të gjitha aktivitetet në QNR atëherë do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura me postë. Kjo do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim dhe planifikojmë ta përmbyllim si proces gjatë kësaj jave”, tha Elezi.

Elezi shpjegon se raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet katër jave.

Top Channel