E diel, 09 Maj 2021
06:16
BE kontratë për 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

Bashkimi Evropian riafirmoi të shtunën mbështetjen për kompaninë Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e saj të re të vaksinave ndaj COVID-19, duke rënë dakord për një zgjatje masive të kontratës për 1.8 miliardë doza të mundshme deri në vitin 2023.

05:57
Për muskuj të fortë dhe shëndet të plotë/ Frutat që duhet të zgjidhni patjetër

Nëse po përpiqeni të mirëmbani ose të shëroni muskujt, frutat janë të vetmet që nuk ju vijnë ndërmend. Por gaboheni. Frutat janë po aq të rëndësishme sa çdo ushqim tjetër.

05:30
Kujdes, përdorimi i antibiotikëve nxit rrezikun e shfaqjes së Artritit Reumatoid

Një nga problemet më të përhapura në lidhje me shëndetin e kockave është pikërisht artriti. Kjo sëmundje sjell vështirësi në aktivitetet e zakonshme, si veshja e rrobave, ecja apo ngrënia e vakteve.

05:05
Johnson përshëndet drejtuesen e SNP-së dhe e fton të bashkëpunojnë

Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti sot shefen e partisë indipendentiste skoceze SNP, Nicola Sturgeon për fitoren në zgjedhjet lokale dhe e ftoi në një takim me qeverinë britanike për të diskutuar për sfidat e përbashkëta si rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë.

03:36
Presidenti gjerman kërkon më shumë pjesëmarrje të qytetarëve në Europë

Ditën e Europës më 9 Maj nis një vit plot forume e diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së. 21 krerë shtetesh të përzgjedhur nga vendet e BE-së u bëjnë thirrje europianëve të shpalosin idetë e tyre në diskutime.

03:13
Merkel: SHBA të hapë tregun dhe të mundësojë eksportin e vaksinave

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përsëriti sot kundërshtimin e saj për një heqje të patentave mbi vaksinat antiCOVID-19 dhe i kërkoi SHBA-së të hapë tregun për të mundësuar eksportin e vaksinave dhe përbërësve të tyre.

02:44
Francë, shënohen mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 19 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

02:20
Gjermani, shkon mbi 3.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Gjermani ka tejkaluar 3.5 milionë.

01:57
Indi, numri i vdekjeve ditore nga COVID-19 arrin nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë

Në Indi një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.187 viktima, shifra më e lartë e vdekjeve ditore në vend që nga fillimi i pandemisë.

01:45
Kolumbi, presidenti takohet me liderët opozitarë për të biseduar për protestat

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque është takuar me liderët opozitarë lidhur me protestat kundër qeverisë që vazhdojnë në vend që nga 28 prilli.
.

01:21
Mbi 135 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 135 milionë.

00:58
Lyon mposht Lorientin dhe ngjitet në vendin e tretë

Një vend në zonën Champions të renditjes është objektivi i vetëm i mbetur i Lyonit këtë sezon, me skuadrën e drejtuar nga Rudy Garsia, që sot ka regjistruar një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e pastër 4-1 ndaj Lorientit.

00:34
Bayern luan tenis ndaj M’gladbach, Lewandowski tripletë para festës

Teksa po bëheshin gati të zbrisnin në fushë për nxehjen para ndeshjes me Borussia Monchengladbach, futbollistët e Bayernit të Mynihut u shpallën zyrtarisht kampionë të Gjermanisë për herë të 9 radhazi dhe të 29 në histori.

00:12
Skënderbeu ndal Partizanin, Teuta fiton me goleadë dhe merr kreun

Partizani nuk arriti të shkojë përtej një barazimi 1-1 në Korçë ndaj Skënderbeut, duke dorëzuar sërish vendin e parë të renditjes te Teuta, e cila ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Bylisit në “Niko Dovana”.

E shtunë, 08 Maj 2021
23:59
Inter feston titullin kampion me një goleadë ndaj Sampdorias

Pasi fitoi zyrtarisht titullin e 19 kampion në histori, Interi triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Sampdorias në sfidën që i parapriu edhe ceremonisë së dorëzimit të trofeut dhe festës zyrtare të suksesit të munguar prej 11 vitesh.

23:50
Vdekja në Shqipëri e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë vdekur sot në Shqipëri.

23:23
Liverpool triumfon ndaj Southampton, rritet besimi për vendin e katërt

Pas dy barazimeve zhgënjyese ndaj Leeds United dhe Newcastle, Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Southamptonin në “Anfield Road” dhe rriti ndjeshëm shanset për një vend në zonën Champions.

23:01
Nga kamera e fshehtë, në ngrënien e hamburgerave, në planet për dasëm, Olsi Bylyku ndan me publikun raportin me të dashurën e tij, Eglin

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Anastasit, djalit nga Berati i cili prej shumë vitesh kujdesej për familjen dhe vëllain e tij më të vogël.

22:50
Vdesin në Shqipëri tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë vdekur sot në Shqipëri.

22:40
“Ne paskemi po të njëjtën histori…”, filloi të kujdesej për familjen që në fëmijëri, djali surprizohet nga Olsi Bylyku

Stabiliteti dhe harmonia e një familjeje realizohet nëpërmjet sakrificave të mëdha, durimit, dashurisë pa kushte dhe përkujdesjes së vazhdueshme ndaj njëri- tjetrit. E tillë ishte edhe historia e Afërditës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

22:22
Barack Obama vajton për humbjen e pjesëtarit të familjes

Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama dhe familja e tij kanë humbur pjesëtarin 4-putrosh të familjes.

22:02
U dhunua prej vitesh nga ish-bashkëshorti i saj, gruaja ka një mesazh për të gjithë femrat shqiptare që ndodhen në të njëjtën situatë

Fatkeqësisht dhuna në familje mbetet ende një vatër e nxehtë problematike për shoqërinë shqiptare, pavarësisht fushatave sensibilizuese të ndërmarra ndër vite. Në programin “Dua të të bëj të lumtur” gjithmonë janë trajtuar histori me tematike sociale nga më të ndryshmet, ku një vend të veçantë kanë pasur gratë e dhunuara nga ish-bashkëshortët.

22:00
Zbulohet në Shqipëri vendprehja e vjetër… Mund të jetë e rrallë!

“Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema ka sjellë sonte një histori të pazakontë…

21:50
‘Makineri vrasëse’/ Vendi ku iriqët bukuroshë po kthehen në ‘pushtues shkatërrimtarë’

Nga të gjitha kafshët nokturne (me shumicën e aktivitetit në errësirë) iriqët janë nga më të dashurat për publikun e zakonshëm. Por në Zelandën e Re, gjëmbaçët e vegjël e të ngadaltë janë kthyer në ato që quhen tashmë “makineri vrasëse”.

21:42
Kaloi përtej Adriatikut, ndiqni LIVE itinerarin e copave të raketës kineze (VIDEO)

Humbja e kontrollit të një rakete kineze e lëshuar në hapësirë pak ditë më parë, ka ngjallur shqetësime tek shumë njerëz, ku në “zonën e rrezikut” renditet edhe vendi ynë, sipas një harte të publikuar nga mediat prestigjioze ndërkombëtare.

21:27
“Na helmonin e nuk na lejonin të mësonim shqip!”, gruaja nga Kosova surprizon mësueset që u përballën me regjimin serb për të mësuar kulturën dhe historinë shqiptare

Identiteti i një kombi, një ndër elementet që na veçon dhe na identifikon nga shtetet e tjera është gjuha jonë kombëtare, gjuha shqipe. Pikërisht në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme u trajtua historia e vuajtjeve dhe sakrificave që kanë kaluar shqiptarët e Kosovës për të mësuar gjuhën shqipe gjatë represionit serb.

21:13
Lotaria Amerikane/ Ja linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Prej orës 18:00, të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues për të kaluar në raundin e dytë të përzgjedhjeve për të marrë një vizë amerikane.

21:10
Deri tani 596.766 vaksinime në të gjithë vendin, vetëm sot 11.073 të vaksinuar

596.766 është numri total i vaksinimeve të kryera në vend që prej fillimisht të fushatës.

20:58
UFO e mistershme në qiellin e Indisë/ Vendasit tremben mos është raketa kineze (fotot)

Një top i zjarrtë i mistershëm është parë së fundmi në qiejt e Indisë, që po bën vendasit të vrasin mendjen nëse kanë fatin të presin mbetjet e raketës famëkeqe jashtë kontrolli të Kinës, për të cilën mediat perëndimore po ‘buçasin’ prej disa ditësh.

20:50
Destinacionet që janë ndryshe nga ato që shohim në broshura

Kur zgjedhim një vend për të kaluar pushimet tona, ngrihemi kur shohim foto mahnitëse të plazheve dhe pamjeve në qytetet kryesore që i gjejmë kur lexojmë reklama dhe udhëzues.

20:21
Sonte ‘Nata e Kadrit’/ Uron Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë zgjedhur të urojnë të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit e cila kremtohet sonte.

20:12
Për’Puthen, 500 milionë shikime/ Rekordi absolut i audiencës së një programi televiziv shqiptar

Përputhën ka shënuar rekordin absolut të një programi televiziv në Shqipëri. Nga shtatori deri më tani, videot e emisionit kanë pasur 500 milionë shikime në kanalin Youtube.

20:07
Mijëra euro për mbrojtjen në Hagë/ Debate në Kosovë për transparencën e shpenzimeve

Publikimi i shifrave të shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë po kundërshtohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

20:03
Për fundjavë në Drilon/ Fundjava mbush edhe Pogradecin

Janë të shumtë pushuesit të cilët këtë fundjavë kanë zgjedhur Drilonin por edhe vijën liqenore të Pogradecit.

19:56
Mësuesit sot ishin në provime/ Testimi për 4 mijë mësues të arsimit para universitar

Jo vetëm nxënësit japin provime, por edhe mësuesit testohen gjithashtu. Sot rreth 4000 mësues të arsimit parauniversitar zhvilluan provimin e kualifikimit.

19:56
Kosovari sheh veten aksidentalisht në foton e të fejuarës, 10 vjet para se ta njihte (fotot)

Një djalë i shtangur nga Kosova ka zbuluar veten e tij në sfondin e një fotoje fëmijërie të së fejuarës, nga pushimet e 10 viteve më parë.

19:43
Edhe në Kosovë ulen shtrimet/ 89 të shtruar me covid, por ka dhe të rinj me variantin britanik

Numri i pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive, ku trajtohen rastet e rënda me Covid 19, ka rënë dukshëm ditëve të fundit.

19:41
Votuesit për herë të parë/ Shumica dërrmuese ndoqi traditën familjare në votime

Të rinjtë rezulton se janë ende me frymën e vjetër. Sipas studimit të qëndresës qytetare për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit , vendimmarrja e votuesve për herë të parë është ndikuar nga familja për votën e tyre.

19:36
Shqiptarët drejt Tiranës e Durrësit/ Shkodra, Berati, Kukësi dhe Gjirokastra zvogëlohen me shpejtësi

Shqiptarët po largohen jashtë vendi ose po zhvendosen drejt kryeqytetit dhe qytetit bregdetar të Durrësit, duke çuar drejt boshatisjes qarqet e tjera të vendit.

19:32
Lezhë/ Automjeti përplas këmbësoren, e reja me urgjencë në spital

Një automjet ka përplasur një këmbësore në qytetin e Lezhës.

19:18
“Të dukem seksi?”/ Ndodh puthja e parë në Përputhen40, Olti dhe Lindita në momente intime

Olti dhe Lindita duken gjithnjë e më afër pranë njëri-tjetrit. Kjo u pa edhe në takimin e dhënë puntatën e sotme në Përputhen40.

19:04
Basha harron dhimbjen e humbjes, kujton përvjetorin e martesës me Aurelën në Dhërmi

Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka lënë mënjanë çështjen e zgjedhjeve, në të cilat ai dhe PD humbën thellë, dhe është fokusuar në festimin e përvjetorit të martesës së tij.

18:42
Nëntë fosile njeriu Nandertali zbulohen në shpellën e lashtësisë në Itali (fotot)

Mbetjet e fosilizuara të nëntë njerëzve të Nandertalit, siç njihet ndryshe specia më primitive e njeriut, janë zbuluar sot në një shpellë në Itali, njoftoi ministria italiane e kulturës.

18:33
Katastrofë nga COVID në Indi, mbi 4200 të vdekur në 24 orët e fundit

Një analizë e sekuencës gjenetike e varianteve të koronavirusit që dominojnë aktualisht në Indi tregon se varianti britanik dhe varianti vendas me dopio mutacione, i njohur si Maharashtra, janë shkaktarë të shtimeve akute të infektimeve në qytetin teknologjik Bengalore. Këtë njoftim e bëri një nga 10 laboratoret studimore në Indi që po analizon shkaqet e valës akute të përhapjes së koronavirusit në vend.

18:20
Fitore mes sherrit, 6 të shoqëruar. Tirana mund Kastriotin në Selman Stërmasi!

Tirana mori fitore sot kundër Kastriotit në Selman Stërmasi, por sfida nuk kaloi pa një sherr.

18:08
(Emri) 78-vjeçari gjendet i mbytur në plazhin e Shëngjinit, shkak dyshohet arresti kardiak

Një 78-vjeçar është mbytur në zonën e Kunës, në plazhin e Shëngjinit.

17:52
Kudu i Madh/ Antilopa afrikane me brirët spiralë më simetrikë të botës (fotot)

Kjo antilopë gjigande e Afrikës jugore e lindore mund të shihet mes bimësisë duke u ushqyer me gjethe e sytha pemësh.

17:49
Foto me bikinit e kuqe, si para 20 vitesh, kur luante në “Shtëpiake të Dëshpëruara”, Eva Longoria mahnit sërish

Aktorja 46-vjeçare zgjodhi të pozojë veshur me bikini, si 20 vite me parë dhe vërtetoi se nuk ka humbur aspak nga hijeshia e saj.

17:43
Titulli i 9 radhazi/ Bayern Munich nuk ndalet, shpallet sërish kampione e Bundesligës gjermane

Bayern Munichu ka arritur të shpallet kampion në Bundesliga për sezonin 2020/21 tri ndeshje para mbylljes së rregullt të sezonit.

17:22
Në fokus të çdo shtëpie mode, kush është ngjyra që do “sundojë” këtë sezon

Ngjyrën e gjelbër do ta shihni kudo këtë sezon, kështu që bëhuni gati për trendin e ri.

17:17
Çekia kërkon nga Këshilli Evropian të dënojë përfshirjen e Rusisë në shpërthimin e vitit 2014

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis tha se ka kërkuar nga Këshilli Evropian që të dënojë Rusinë për përfshirjen e saj në shpërthimin vdekjeprurës në depon e armëve në Çeki më 2014.

17:01
I vetëm në stacionin e autobuzave/ I mituri nuk mban mend shtëpinë, policia: Kushdo që e njeh të kontaktojë!

Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

16:58
Emiratet i bëjnë thirrje Izraelit të ulë tensionet në xhaminë e Al-Aqsa e Sheikh Jarrah (fotot)

Policia izraelite ka mësyrë dje brenda xhamise kryesore palestineze në Jerusalem duke qëlluar me plumba gome dhe granata zhurmuese për të shpërndarë besimtarët, pas protestave për dëbimet e mundshme të palestinezëve nga zonat e kolonive të reja izraelite.

16:47
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 89 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon

16:40
Sulm në xhaminë Al-Aqsa/ Plagosën 163 palestinezë dhe 6 ushtarë izraelitë

Të paktën 163 palestinezë dhe 6 policë izraelitë mbetën të plagosur gjatë përleshjeve në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një ndër vendet e shenjta më të rëndësishme për myslimanët dhe hebrenjtë në Lindjen e Mesme.

16:33
NCA “FBI-ja angleze” u kap 2 shqiptarëve 80 kg kokainë

Një operacion disa mujor survejimi nga NCA agjencia angleze kundra krimit të organizuar dhe departamentit “Specialist Crime” në policinë e Londrës është finalizuar me kapjen e 80 kg kokainë dy shqiptarëve.

16:32
Kina: Nuk ka rrezik nga raketa/ Alarm në Itali dhe SHBA, në trajektore dhe Shqipëria

Mbetjet e raketës kineze, që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën e tokës pas mesnatës dhe orës 4:26 të mëngjesit të ditës së dielë.

16:29
Ekspertët e ushqimit: Gjinkallat mund të hahen, por jo nëse je alergjik ndaj frutave të detit (fotot)

Ata që i kanë provuar thonë se mishi i gjinkallave ka shije të ngjashme me karkalecat e detit dhe ekspertët i mbështesin ata, duke pranuar se gjinkallat mund të hahen por jo nga ata që kanë alergji nga ushqimet e detit.

16:09
Neymar thyen sërish zemrat e tifozëve të Barcelonës/ Zgjat kontratën me PSG edhe për 4 vjet

PSG ka konfirmuar se Neymar do vazhdojë kontratën e tij me klubin deri në vitin 2025.

16:02
Putin dhe Merkel shënojnë përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka dërguar urime anëtarëve të shteteve të pavarura të Commonwealth-it, lidhur me rolin e tyre në fitoren ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe ka bërë thirrje për “miqësi vëllazërore dhe ndihmë të ndërsjellë” për të ndërtuar marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.

15:58
Universiteti i Napolit eksperimenton vaksinën orale, pa injeksion të Covid-19 (fotot)

Universiteti i Napolit Federico II njofton se ka nisur testimet klinike të vaksinës së parë orale të koronavirusit që merret nga goja, në kuadër të luftës ndaj vitusit dhe zbutjes së pandemisë.

15:49
Pastrohet Velipoja/ Të rinjtë aksion pastrimi në pyllin pranë detit

Teksa Velipoja çdo fundjavë po pret dhjetra e dhjetra pushues, përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur me vonesë, për shkak të fushatës elektorale.

15:44
Dita e parë pa shtrime në spital/ Janë shëruar 891 qytetarë, në spitalet Covid po trajtohen 104 pacientë

Është hera e parë në betejën 14 mujore me Covid 19-tën që në Spitalin e Infektivit, Covid 1, në QSUNT, nuk ka asnjë familjar te gardhi rrethues i spitalit.

15:36
5 të arrestuar për krimet zgjedhore/ Prokuroria tregon dosjet në shqyrtim, për procesin zgjedhor

Dy javë nga zgjedhjet parlamentare, hetimi i krimeve zgjedhore nga Prokuroria ka dhënë rezultatet e para.

15:34
Punonjësja sociale adopton 19-vjeçaren me ngjyrë që prej 8 vitesh priste në institucion (fotot)

Ky ishte përqafimi i parë nga nëna e saj e re që shkaktoi lot dhe buzëqeshje të panumërta për 19-vjeçaren Monyay Paskalides.

15:31
Hetimi Metës/ Të informojë dhe SHISH! Kërkesa në komisionin hetimor: A nxitën dhunë deklaratat e Presidentit

Pak metra nga zyra e Presidentit, socialistët u mblodhën në ditë pushimi për të nisur hetimin 3 javor për Ilir Metën, me opozitën e re.

15:21
Në ndjekje të mashtruesit nga Turqia/ Grabiti kriptomonedhat dhe fshihet në Shqipëri, mediat turke publikojnë fotot

Pamjet e milionerit të kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Özer, i cili është shpallur në kërkim dhe mendohet se fshihet në Shqipëri, janë shfaqur në mediat turke.

15:07
Me granatë kundër policisë/ I kërkuari për vrasje kërcënoi forcat e policisë që po i hynin në shtëpi

Një i kërkuar për vrasje kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e Policisë në Gjirokastër, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës.

15:05
Aksidentet, 2 viktima, 5 të lënduar/ Lezhë, tre aksidente të rënda në 24 orët e fundit

Dy të vdekur dhe 5 të plagosur rëndë, është bilanci i tre aksidenteve të ndodhura brenda 24 orëve në rrugët e Lezhës.

14:59
Maqedonia e Veriut vaksinon 100 mijë qytetarë

Imunizimi i Maqedonisë së Veriut ka vazhduar me ritme të shpejta dhe deri të premten numri i personave të vaksinuar, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, ka arritur në afërsisht 100 mijë persona apo rreth 40 mijë më shumë para nisjes së vaksinimit masiv të mërkurën, më 5 maj.

14:50
Kamioni me mallra ushqimorë merr flakë, tymi i zi dhe zjarri bllokojnë qarkullimin

Një kamion i ngarkuar me mallra ushqimorë ka marrë flakë në lëvizje e sipër disa kilometra larg Tepelenës, tek kthesa e Përmetit.

14:32
Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez kalon ditën me 2 vajzat, zgjedh të shohë ndeshjen me to

Alex Rodriguez zgjodhi të shohë një ndeshje me dy vajzat, duke kaluar ditën me to, pa ish-partneren Jennifer Lopez.

14:20
BE siguron 1.8 milionë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech

Liderët e Bashkimit Evropian njoftuan sot se kanë siguruar 1.8 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanive Pfizer dhe BioNTech.

14:14
Foto/ Zbulohet peshku gjigant në lumin e Detroitit, besohet të jetë më shumë se 100 vjeç  

Një peshk gjigant që besohet të jetë më shumë se 100 vjeç është kapur në lumin e Detroitit.

14:07
I dënuar me 3 vite burg për ngacmim seksual, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

54-vjeçari, Rexhep Karaj, është arrestuar sot në Tiranë, pasi është dënuar me tre vite burg, për ngacmim seksual.

13:57
Lokale, restorante dhe servise makinash pa leje, me punonjës të pasiguruar/ 9 të arrestuar dhe 9 të tjerë nën hetim, në Kukës

9 qytetarë janë arrestuar sot, në qytetin e Bajram Currit, në Kukës, pasi janë kapur duke ushtruar aktivitete në biznese të pa regjistruara në organet tatimore dhe punësonin njerëz pa i siguruar.

13:50
“Procesi zgjedhor s’ka përfunduar” Meta: Çdo kandidat që ka përfituar mandat me krime zgjedhore s’ka të drejtë të ulet në Kuvend

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi pas mbledhjes së parë të Komisionit Hetimor që do të hetojë nëse ai ka kryer shkelje kushtetuese apo jo.

13:32
Çelet fushata e dhurimit të gjakut në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Manastirliu: Të zgjerojmë rrjetin e dhuruesve vullnetarë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vlerësoi mjekët dhe infermierët e qendrave shëndetësore të Tiranës, të cilët ishin dhuruesit e parë, në ditën e çeljes së fushatës së dhurimit të gjakut. Manastirliu tha se pavarësisht një viti jo të lehtë si ky i pandemisë, janë siguruar nevojat për gjak, për të gjithë ata […]

13:26
Rama: Rreth 13 mijë bebe të porsalindura kanë përfituar bonusin

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka informuar se 12766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit kanë përfituar bonusin e bebes.

13:22
Zbardhen disa vjedhje në Dibër: 2 të arrestuar, 2 në kërkim dhe 2 të tjerë në ndjekje të lirë

2 qytetarë nga Bulqiza janë arrestuar, pasi dyshohen si autorët e grabitjes së një dyqani celularësh, në Maqellarë.

13:11
Vrau gruan, mbetet në burg/ Elbasan, gjykata jep masën e sigurisë për Koço Buzon

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë Arrest me burg për ish-policin, Koço Buzo, i cili qëlloi për vdekje dy ditë më parë  bashkëshorten e tij, Liljana Buzo 54 vjeçe, ndërsa plagosi avokatin e saj dhe një kalimtar të rastit.

13:02
Prodhonin e shisnin lëndë narkotike dhe mbanin armë pa leje, arrestohen babë e bir në Korçë

Një 43-vjeçar dhe djali i tij, 25 vjeç, janë arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se tregtonin lëndë narkotike, si dhe mbanin armë pa leje.

12:49
Po tërhiqte paratë në bankomat, një person i paidentifikuar përpiqet ta grabisë, duke e kërcënuar me thikë

1 person, ende i paidentifikuar dyshohet se u përpoq të grabiste një 34-vjeçare në Sarandë, menjëherë pasi ajo doli nga bankomati ku kishte tërhequr para.

12:49
Emri/ Kanosi në Kamëz, Interpol Tirana e arreston në Angli

Interpol Tirana në bashkëpunim me skuadrën e ekstradimeve në Scotland Yard dhe policinë lokale të South Yorkshire, i kanë dhënë fund fshehjes pesë vjeçare të një të kërkuari nga drejtësia shqiptare që fshihej në Angli.

12:41
Një vit pa Maks Velon/ Kujtohet nga miqtë e tij në një-vjetorin e ndarjes nga jeta

Ky është artisti madh bën gjëra që i ngelin njerëzimit përgjithmonë dhe nuk i bën dot njeri tjetër.

12:31
Karburanti si shtëpi bari/ Zbulohet laboratori i drogës në aksin Lushnjë–Fier

Policia nuk ka arritur ende të kapë pronarin e një pike karburanti, në të cilin fshihej një laborator droge në autostradën Lushnjë-Fier.

12:23
Teknologji apo traditë/ Nxënëset në Elbasan punojnë edhe me grep

Në një atmosferë të shekullit të 18-të, vajzat 12-vjeçare të shkollës Jorgji Dilo po punojnë grep.

12:08
Armëmbajtje pa leje dhe tregtim i lëndëve narkotike, 3 të arrestuar në Durrës

3 shtetas janë arrestuar në Durrës, pasi nga kontrollet e policisë, janë kapur me armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike, në vende të ndryshme të qytetit.

11:55
Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës/ Miratohet plani paraprak i hetimit! Hyseni: Do bazohemi tek Kushtetuta

Komisioni Hetimor zhvilloi mbledhjen e parë ditën e sotme për të hetuar shkeljet kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta.

11:48
Shqiptarët e Kosovës drejt vendit tonë për fundjavë/ Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit (Video)

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë vendin tonë, destinacionin kryesor për pushime.

11:26
Komisioni Hetimor për Metën, Braho: Të kemi vendimet e Venecias dhe të Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar marrëdhëniet me presidentin

Një nga anëtarët e Komisionit Hetimor i ngritur për presidentin Ilir Meta, Spartak Braho kërkon  vendimet e Venecias në dispozicion dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar marrëdhëniet me presidentin.

11:21
Klotilda Bushka sekretare e Komisionit Hetimor për Metën

Klotilda Bushka është zgjedhur sekretare e Komisionit Hetimor për Metën.

11:14
Mbetjet e raketës kineze mund të bien në tokë/ Në hapësirën e mundshme përfshihet edhe Shqipëria

Mbetjet e raketës kineze që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë pas mesnatës dhe orës 4.26 të mëngjesit të ditës së Dielë, më 9 maj.

10:44
Krimet zgjedhore të 25 prillit, Prokuroria: 5 persona të arrestuar dhe 10 nën hetim

Prokuroria ka bërë bilancin për krimet zgjedhore të 25 prillit, ku 5 persona janë arrestuar, 4 prej tyre është kërkuar masa “Arrestit me burg”, 3 prej të cilëve u është pranuar dhe 10 janë vënë në hetim.

10:19
Gjirokastër/ Policia i shkon për kontroll, 51-vjeçari i kërcënon me granatë në dorë

Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër, pasi ka kundërshtuar dhe kërcënuar me granatë policët që shkuan për kontroll në shtëpinë e tij.

09:54
Laboratori i drogës në Lushnje si në Angli me alumin e llamba në mure/ Arrestohen 3 persona, mes tyre dy punonjës të OSHEE-së (Pamjet)

Pas zbulimit të ambientit të përshtatur si laborator brenda një ndërtese në fshatin Krutje në Lushnje që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet ngrohjes me llamba, policia ka arrestuar 3 persona.

09:32
Aksident i rëndë në aksin rrugor Milot-Morinë/ Ndërron jetë 35-vjeçari (Pamjet)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë.

09:20
Klinika Ortholux – Teknika moderne Invisalign

A keni frikë nga ideja e përdorimit të mbajtëseve tradicionale metalike dhe telave për drejtimin e dhëmbëve?

09:15
4 mijë fara kanabisi gati për mbjellje në Dukagjin/ Arrestohen dy persona në Shkodër

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi iu gjetën 4000 fara kanabisi në makinën me të cilën po udhëtonin.

09:05
Lajm i gëzuar! Mjeku Kalo: Asnjë i sëmurë me COVID s’paraqitet në Infektiv brenda 24 orëve të fundit

Një lajm i gëzuar është transmetuar mëngjesin e sotëm, ku që pas marsit të një viti më parë ka ndodhur që në Infektiv nuk është paraqitur asnjë ia sëmurë me COVID-19.