Foto/ Atentati në Lushnjë, gjendet e shkrumbuar makina e autorëve, 18 km larg qytetit të Lushnjës

24/08/2021 01:21

Mbrëmjen e së hënë u ekzekutua me breshëri biznesmeni Bledar Muça në lokalin e tij në Lushnjë. Ai ishte ulur në tavolinë me persona të tjerë dhe nga atentati mbetën të plagosur 5 persona të tjerë.

Mësohet se të plagosurit janë Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli 26 vjeçe dhe Majlinda Gjyla 66 vjeçe. 32-vjeçari Judin Velo është nipi i Roland Shytit, i cili njihet ndryshe si “mustaqe kuqi” dhe anëtar i bandës hakmarrja për drejtësi.

Rreth 18 kilometra larg nga qyteti i Lushnjës, në në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel