Chelsea siguroi një tjetër fitore ne Premier League, këtë herë në derbin e Londrës ndaj Arsenalit. Trajneri Thomas Tuchel u shfaq entuziast për suksesin, teksa kënaqësi shfaqi edhe për debutimin me gol të Romelu Lukakut.

“Ishte një fillim i shkëlqyeshëm. Sigurisht, është gjëja më e mirë kur sulmuesi shënon menjëherë dhe shënon një gol të rëndësishëm për të na çuar përpara, por mbi të gjitha, Lukaku u përshtat mirë me Mason Mount e Kai Havertz, dhe i dha diçka lojës sonë. Ai ishte i rrezikshëm gjatë gjithë lojës sepse është gjithashtu i shpejtë në kundërsulm. Tani vijnë detajet dhe natyrisht që ka gjëra për të përmirësuar, por është thjeshtë fillimi i sezonit”, tha Tuchel.

Në anën tjetër shumë pak gjera për të thënë nga ana e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, i cili deklaroi se mungesat e penalizuan ekipin e tij në derbin londinez.

“Shpresojmë që gjërat të përmirësohen deri në kohën kur lojtarët tanë të kthehen dhe do të kenë nevojë për pak kohë për t’u kthyer. Do të jetë krejtësisht ndryshe dhe ne shpresojmë të shohim një ekip tjetër, një nivel tjetër në mund të luajmë dhe të marrim rezultate. Për momentin është vërtet sfiduese, na mungojnë nëntë lojtarë. Kjo është ajo që kemi. Ne kemi krijuar një ekip që ndoshta do të jetë i paparë në historinë e këtij ekipi futbolli. Ata po luajnë me shumë guxim në këtë situatë që është e vështirë. Ata po bëjnë çmos dhe tani për tani nuk është e mjaftueshme për të fituar një ndeshje”, tha Arteta.

Top Channel