Në javën e dytë të La Liga-s, Reali i Madridit mori dhe barazimin e parë sezonal në transfertën kundër Levantes. Trajneri i “Los Blancos” ka folur ne lidhje me takimin dhe sipas tij, pas këtij rezultati skuadra duhet te punojë edhe më shumë për të përmirësuar.

“Në pjesën e parë kemi punuar shumë mirë dhe e nisëm shumë mirë ndeshjen, duke gjetur edhe golin e avantazhit. Më pas gabuam në startin e pjesës së dytë, pasi nuk ishim të përqendruar dhe pësuam shumë shpejt golin e barazimit. Edhe te goli i dytë nuk ishim të vendosur mirë, ndaj duhet të punojmë ende shumë në këtë aspekt”, deklaroi tekniku italian.

Më pas Ancelotti ka folur edhe për sulmuesin brazilian Vinicius, i cili u bë protagonist me një dopietë të shënuar, që shmangu edhe disfatën e madrilenëve.

“Vinicius Junior ka shumë cilësi. Ai është shumë i shpejtë, por unë mendoj se ai duhet të përmirësohet edhe me shumë. Nuk jam i sigurt se ai mund të jetë një golashënues, por për që t’ia dalë duhet të stërvitet shumë. Ne e dimë se ai mund të shënojë shumë gola, pasi luajti shumë mirë në dy ndeshjet e fundit. Ai ka shënuar tre gola deri më tani dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne edhe në sfidat e ardhshme”, tha tekniku i Realit.

Top Channel