E hënë, 31 Maj 2021
22:11
Mesazhi i Fatbardh Kadillit për demokratët: Do ta ndryshoj kryekëput PD, kam më të lehtë të mund Ramën se Bashën

Fatbardh Kadilli, kandidati për kreun e PD i ka dhënë një mesazh demokratëve nga emisioni “Open”.

21:54
Kadilli zbulon përse nuk i ka kërkuar mbështetje Berishës, komenti për Bashën: Merr mbështetje të madhe nga Rama

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka folur për garën që do të mbahet më 13 qershor duke treguar se nuk e ka kërkuar mbështetjen e Berishës. Në “Open”, Kadilli tha se nuk i intereson që qasja e tij të lidhet në këtë mënyrë.

21:47
10 nga macet më të bukura të botës (fotot)

Janë shumë agjencitë e lajmeve në rrjet të fiksuara pas maceve të bukura. Numrat e racave të tyre janë të panumërta, secila me tiparet dhe karakteristikat unike.

21:40
Blendi Gonxhja tregon kategoritë e mjeteve që rinisin shërbimin e Kontrollit Teknik

Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka njoftuar se ka nisur sërish shërbimi i Kontrollit Teknik të disa kategorive të mjeteve.

21:30
Rama jep lajmin e mirë: Mbërrijnë në Rinas edhe 11,700 vaksina Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në aeroportin e Rinasit kanë ardhur edhe 11,700 vaksina Pfizer.

21:24
Kadilli: Zgjedhjet, shansi i vetëm për të shpëtuar PD nga degradimi!

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se nëse PD mbetet në dorën e Bashës do të shkojë gjithmonë e më shumë në rënie.  

21:16
Ish-kryegjyqtari: Misioni i BE në Kosovë, ishte i njëanshëm për çështjet e luftëtarëve të UÇK

Malcom Simmons, ish-drejtues i misionit evropian të ligjit në Kosovë (EULEX), ka akuzuar këtë të fundit se në lidhje me çështjet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trupi ka vepruar sipas influencave politike.

21:13
Triumfon Vllaznia, fiton Kupën e Shqipërisë pas 13 vitesh

Vllaznia e kurorëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme  sezonin e jashtëzakonshëm që përjetoi këtë vit. Skuadra shkodrane la pas dhimbjen për humbjen e kampionatit ndaj Teutës, për të festuar në ‘Air Albania Stadium’ triumfin në Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Skënderbeun 1-0.

21:10
Polici tenton të arrestojë 19-vjeçarin, por e qëllon për vdekje. I riu mbytet në gjak (FOTOT)

19-vjeçari, Vekil Abnulayev, i cili u qëllua me armë nga një polic ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në  29 maj, ndërsa policia po përpiqej ta arrestonte, shkruajnë mediet e huaja.

21:00
Basha me demokratët e Mirditës: Unë e dua PD ashtu siç e doni ju, të bashkuar, të pandarë, të fortë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar demokratët e PD në Mirditë, ku ka thënë me bindje se nuk do të bjerë demokracia, por regjimi Rama-Doshi.

20:55
Itali/ Adoleshentja që refuzoi martesën me mblesëri, dyshohet e vrarë nga familja (fotot)

Policia italiane tha sot se janë duke kërkuar për trupin e një vajze 18-vjeçare, që dyshohet se është vrarë nga familjarët e saj nga Pakistani, pasi ka refuzuar martesën e rekomanduar prej tyre.

20:45
Vrasësi i 70 tigrave arrestohet pas 20 vjetësh

Një burrë i dyshuar për vrasjen e 70 tigrave në rrezik është arrestuar në Bangladesh pas një kërkimi 20-vjeçar. Habib Talukder më në fund u kap pas një njoftimi, pasi ishin lëshuar tre urdhra të mëparshëm arrestimi për të, tha policia. Ai ka operuar në pyllin e mangrove Sundarbans, në kufirin midis Indisë dhe Bangladeshit.

20:40
Fiks Fare/ Tenderi 2 milion euro përplas institucionet për katër vite, banorët mbeten pa ujë

Komuna Gradash, ka 4 vjet që ka nisur procedurën  për një tender me objekt “Ndërtimi i Ujësjellësit të 15 fshatrave ” dhe nuk e ka  mbyllur akoma.

20:23
Kina ndryshon politikën, familjet mund të kenë tre fëmijë

Kina njoftoi të hënën se çiftet e martuara mund të kenë deri në tre fëmijë. Ky është një ndryshim i madh nga politika e mëparshme që u lejonte çifteve deri në dy fëmijë, gjë që rezultoi në një rënie dramatike të lindjeve, në vendin më të populluar në botë, sipas një raporti nga Byroja Kombëtare e Statistikave.

20:07
Shkodra merr kryesimin në finalen e Kupës, imazhet kur Victor Da Silva çon skuadrën në avantazh (fotot)

Shkodra ka surprizuar rivalët e finales së Kupës së Shqipërisë, Skenderbeu duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 39-te të pjesë së parë të finales.

20:02
Marrëdhëniet Turqi-Greqi/ Ministri i jashtëm Cavusoglu takon kryeministrin Mitsotakis

Pas reagimeve dhe tensionit të shkaktuar dje nga deklarata e ministrit të Jashtëm turk që ka quajtur minoritetin mysliman në Trake si minoritet turk gjatë vizitës privatë në këtë zonë t Greqisë, takimet e sotme të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu në Athinë me kryeministrin Mitsotakis dhe homologun e tij Dendias janë zhvilluar në një atmosferë të përzemërt.

20:00
Ronaldo synon largimin nga Juve, dy janë klubet e interesuara

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vijon të mbetet një rebus, pavarësisht se partnerja e tij, Georgina Rodriguez deklaroi se do të qëndrojë në Torino, pasi fjalët e saj u komentuan si një përgjigje diplomatike, për sa kohë që portugezi është nën kontratë me Juventusin.

19:54
6 vepra në gjuhë të huaj/ Përkthehen në greqisht, italisht, spanjisht dhe frëngjisht

Për këtë vit gjashtë vepra të reja do të kalojnë në procesin e përkthimit në gjuhë të tjera nëpërmjet fondit të përkthimit.

19:50
Parisi ndalon anglezët/ Dynden drejt plazheve franceze, por u vihen kufizime për të izoluar variantin indian  

Në një shenjë në dukje, reciprociteti, pas gjermanëve janë francezët që kufizojnë britanikët të udhëtojnë drejt kontinentit, për siç thuhet nga shqetësimi nga përhapja e variantit indian të covidit. Britanikët do duhet të bëjnë tampon kur shkojnë, të karantinohen një javë, si dhe të japin “arsye të forta” për shkuarjen në Francë.

19:49
PAMJET/ Ekzekutuan me plumba në kokë shqiptarin në një lokal, momenti kur autorët ia mbathin me taksinë e vjedhur në Greqi

Vetëm pak orë pas ekzekutimit të Aristidh Papas, 32 vjeçarit i cili u qëllua në një lokal në lagjen Sepolia të Athinës, Top Channel arriti të sigurojë pamje të taksisë me të cilën u larguan autorët nga vendi i ngjarjes.

19:38
Karanxha shpërfilli provat e hetimit/ Mbylli hetimin ndaj personit qe dyshohej se tjetërsoi miliona euro

Në historinë e Prokurorisë Shqiptare ka shumë raste kur prokurorët e kanë përdredhur gjuhën për të shpëtuar të akuzuarit. Pas arsyetimeve si rrjetë merimange gjendet arsyeja e mosnisjes së procedimeve penale duke përdorur procedurën edhe pse ka prova për krime.

19:38
Gara për kreun e PD/ Basha me kandidatët e tjerë ndahet për arsyet e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit

Përballja  në distancë përmes ekraneve televizive është e vetmja në garën e demokratëve partisë. Lulzim Basha,  i cili synon mandatin e  3  të kryetarit  ndahet  me rivalët  e tij për arsyet e humbjes së  zgjedhjeve.

19:33
Ftesë në 5/ “Shqiptari me ngjyrë” që ka mahnitur vajzat shqiptare ia merr këngës patriotike live

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Dominique Mbarga Ambah, 26 vjeçari me origjinë nga Afrika që është vetëquajtur “shqiptari me ngjyrë”.

19:30
“Kalova nga shiu në breshër”/ Shqipja flet edhe për marrëdhënien me djalin: Flas rrallë…

Përveç dhunës nga partneri i parë, Shqipja kaloi në duart e një tjetër mashkulli, i cili iu duk zotëri por më pas e cilëson si kalim nga “shiu në breshër”.

19:30
Harrohet “41 biss”/ U premtua për 200 të dënuar në regjimin më të ashpër në burgje në 1 vit, por janë vetëm 7

Regjimi më i ashpër i të dënuarve në burgjet shqiptare, 41 biss që nisi të aplikohej një vit me parë duket se është harruar. Në një vit u premtua se në këtë regjim do të mbylleshin 200 të dënuar të cilësuar të rrezikshëm, por sot pas gati 365 ditësh atje ndodhen vetëm 7 prej tyre.

19:26
10 vjeçares shqiptaro-italiane i refuzohet statusi në Britani, megjithse e gjithë familja është pranuar (fotot)

Një 10-vjeçareje shqiptare ishte refuzuar statusi i qytetares së Bashkimit Evropian në Britani, megjithse të gjithë familjarët e saj kanë marrë leje qëndrimi.

19:20
Me lot në sy, Shqipja rrëfen dhunën nga ish bashkëshorti: Më kanë rrahur dhe persona nga familja e tij, isha me tre fëmijë kur më kthyen tek prindërit

Shqipja tregon mes lotësh divorcin nga ish bashkëshorti dhe dhunën që përjetoi për vite me radhë prej tij.

19:08
Zgjedhjet e 13 qershorit/ Basha: Vendosni PD mbi veten tuaj!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me strukturat e partisë së tij në Kurbin, Topojë dhe Mirditë.

19:07
Po punonte në shtyllë elektrike kur ra në kontakt me rrymën, vdes elektriçisti 63-vjeçar nga Gjirokastra

Një elektriçist 63 vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme pasi aksidentit në punë të ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

19:03
Vlorë/ Sherri me thika përfundon me plagosjen e një 42-vjeçari (EMRI)

Një konflikt mes dy personash ka degjeneruar në goditje me sende të forta (thikë).

19:01
“Refuzova taksixhiun që është sa shala ime”/ Rolandi tregon zhgënjimin nga Luljeta, Çimi i kthehet Shqipes: Je xheloze, Luli del topless

Rolandi ka treguar se është zhgënjyer nga Luljeta për shkak të komentit që ajo ka bërë në lidhje me të në rrjete sociale.

18:58
Vjosa Osmani takohet me Miroslav Lajčák dhe Matthew Palmer: Presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot pati një takim përmbajtësor me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, z. Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Lajčák.

18:57
Franca kap ushtarakun e arratisur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë (fotot)

Një ish-ushtarak i armatosur i arratisur në pyjet në jugperëndim të Francës, është qëlluar nga policia pas një fushate të gjerë 24-orëshe për kapjen e tij.

18:52
Albin Kurti takoi Miroslav Lajčák dhe Matthew Palmer

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në zyrën e tij Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherë i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

18:49
Ishte strehur në pyll dhe qëllonte policinë/ Forcat speciale në Francë arrestojnë ish-ushtarakun e armatosur

Një ish-ushtar i armatosur, i cili ishte arratisur në Francën jug-perëndimore është qëlluar nga policia pas 24 orëve ndjekje.

18:39
“Pres të më hipësh në makinë”/ Rolandi fton Shqipen të hipë në motor, ajo e krahason me ish bashkëshortin

Shqipja dhe Rolandi kanë zhvilluar takimin e tyre në Për’puthen +40 dhe kanë folur për gatimet, shkollimin dhe pasionet e njëri-tjetrit.

18:35
Ish-pornostarja akuzohet për anti-semitizëm pasi pi ‘verë naziste’ dhe bën komente anti-Izrael (fotot)

Mia Khalifa, ish-aktore e filmave për të rritur, tashmë e kryer në kritike të industrisë së pornografisë, është akuzuar së fundmi për anti-semitizëm pasi ka postuar foto të vetës duke pirë verë franceze të vitit 1943 dhe në komente quan Izraelin “shtet aparteidi.”

18:31
Ministrja Gjonaj kërkon hetim për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar vettingun

Ministrja e Drejtësisë, raportoi sot para Komisionit të Ligjeve, mbi raportin për vitin 2020 për rekomandimet e Prokurorit të Përgjithshëm për kriminalitetin.

18:31
Njihuni me konkurrentin e ri në Për’Puthen +40, vjen nga Përmeti për të njohur “shpirtin binjak”

Luan Muhaj është konkurrenti më i ri në Për’Puthen +40.  Ai është nga qyteti i Përmetit, ku jeton dhe punon si mësues.

18:25
Bosnja dënon me burgim ish-ministrin e Sigurimit

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Sigurimit, Sadik Ahmetoviq, me gjashtë muaj burgim, për shkak të abuzimit me detyrën.

18:13
Çelësi i tualetit të Adolf Hitler, i gjetur nga piloti britanik 76 shitet për £14,000 (fotot)

Një çelës që besohet se ishte i tualetit personal të liderit nazist Adolf Hitler është shitur në Britani për thuajse 14,000 paundë.

18:09
Maqedoni e Veriut: Nga nesër pa maska në ambientet e hapura, lejohen dasmat

Nesër në Maqedoninë Veriore hyjnë në fuqi vendimet për zbutjen e masave antiCOVID, përkatësisht heqja e maskave në ambientet e hapura, grupimi i njerëzve, lejimi i dasmave e të tjera, ndërsa ora policore do të mbetet në fuqi edhe për dy javë.

18:08
Tiranë/ Zjarr në parkingun e një pallati, evakuohen banorët

Një zjarr ka përfshirë parkingun e një pallati në Tiranë.

17:51
Mund të marrin nga 3 mijë paund/ Ndikimi i blogereve të “Instagram”-it me reklamat e “papërgjegjshme”

Blogeret e “Instagram”-it po inkurajojnë ndjekësit e tyre që të bëjnë operacione plastike dhe të bëjnë mbushje të buzëve, përmes postimeve “tepër të papërgjegjshme”. Kjo është çështja e hapur së fundmi në Britaninë e Madhe.

17:41
“Kukull eja hip në makinë”/ Si u përpoq ta rrëmbente 46-vjeçari të miturën, në mjet mbante kokrra gjumi (DETAJE)

Një 12 vjeçare në Greqi ka denoncuar në komisariat një 46-vjeçar, i cili ka tentuar ta rrëmbejë, në zonën e Rafinës, disa ditë më parë.

17:33
Nxënësi në lidhjen e fshehtë seksuale me mësuesen, i tërbuar me nënën që i denoncoi (fotot)

Një nxënës 17-vjeçar që ishte një në marrëdhënie me mësuesen e tij dhe shkonte me të në shtëpinë e saj në Wisconsin, SHBA, ka thënë në polici se është i tërbuar që nëna e tij ekspozoi lidhjen e tyre, pasi ai është “i dashuruar” me mësuesen, e cila përballet me akuza të rënda kriminale.

17:27
Gjyqtarja e Tik Tok-ut/ Ilir Yzeiri: Fenomen i rëndë kompromentues. Arben Manaj: Në Britani, e paimagjinueshme

Pamjet e kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleida Kapedani në “Tik Tok” po bëjnë xhiron e rrjetit. Për shkak të videove të hedhura, ajo është nën verifikim nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i cili pritet të japë shpejt një vendim.

17:25
4 mashtruesit me kompjuter, mes tyre një 17-vjeçar/ Me kartat nga Kili blinin telefonat e ‘fjalës së fundit’ në Shqipëri

Historia më poshtë është e denjë për një skenar filmi dhe si protagonist ka edhe një 17-vjeçar, pjesë e një skeme që me pak të dhëna personale mund të të bëjë ‘gjëmën’.

17:24
Sharra kthehet në një qendër kërkimesh shkencore, nis zbatimi marrëveshjes mes “Integrate Energy” e UBT-së

Në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë nisi zbatimi i marrëveshjes midis shoqërisë koncesionare “Integrate Energy” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës për kthimin e kompleksit të Sharrës në një qendër kërkimesh shkencore.

17:14
Foshnja 40 ditëshe infektohet me covid, shtrohet në spital

Një foshnjë 40 ditëshe, e cila rezultoi pozitive me koronavirus po trajtohet në Njësinë e Infeksioneve Speciale të spitalit të Korfuzit.

17:13
Situata nga Covid-19/ MSH: Vetëm një humbje jete dhe 6 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka humbur jetën vetëm një pacient dhe kanë rezultuar 6 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

17:06
Çifti i lumtur i të rinjve qëllohen për vdekje nga babai që i ftoi për darkë (fotot)

Lukasz Klosowski dhe e dashura e tij Chelsea Ireland, të dy 19 vjeçarë, shkuan për darkë për t’u rifruar me babanë e Lukasz, Pawel Klosowski por ne vend te miqesimit, rezultati ishte një tragjedi e rëndë qe i mori jeten dy te rinjve.

17:05
Ekzekutohet me kallashnikov ish-boksieri në Greqi/ Autorët me xhip të zi i shkojnë afër dhe e qëllojnë në kokë (FOTOT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Ish-boksieri grek, Tassos Berdesis, 39 vjeç është ekzekutuar me kallashnikov, mëngjesin e sotëm në Vari, në Rrugën Andrea Papandreou 22.

16:59
Hapja e Spitalit Memorial të Fierit/ Rama-Manastirliu: Qendër e transferimit të dijes, mbi 12 mijë të shtruar në vit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar Spitalin Memorial të Fierit, i cili ka filluar të jetë në shërbim të qytetarëve të të gjithë Rajonit të Jugut.

16:49
Astrologu Jorgo Pulla sjell parashikimin për 6 shenjat e para të horoskopit për muajin qershor, ja cila do të jetë më me fat

Astrologu Jorgo Pulla ka dhënë parashikimin e muajit qershor për 6 shenjat e para të horoskopit, ndërsa shtoi se do të jenë më me fat Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit.

16:30
Momentet e tmerrit kur çifti bie nga ballkoni gjatë konfliktit të nxehur (pamje të rënda)

Kalimtarë të shikuar panë sesi një çift që po konfliktoheshin në ballkon, ranë të dy nga 7-8 metra lartësi kur parmakët ornamentalë u thyen.

16:30
Policia e Lezhës shton vigjilencën/ Pas kontrolleve me dronë tërhiqen 91 leje drejtimi, vendosen 781 gjoba

Policia Rrugore e Lezhës ka rritur prezencën në rrugë duke ushtruar kontrolle me dronë, radar dhe drager, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.  

16:24
Tre dekada nga vdekja e Pablo Escobar, nipi: E di kush e tradhtoi xhaxhanë tim!

Ai ishte “El Patron”, shefi, njëshi i padiskutueshëm: Pablo Escobar, njeriu i ambicieve hiperbolike, që kërkonte gjithmonë më shumë nga sa kishte.

16:18
Turqia trazon ujërat, arrestohet dhe riatdhesohet nipi i Fetullah Gylen!

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë gjurmuan, arrestuan e riatdhesuan nipin e Fethullah Gulen, rivalit të madh të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

15:59
Kujt i duhen pistoletat? Në Angli, plas lufta në mes të plazhit me shpata samurai!

Tre burra mbetën të plagosur gjatë një përleshjeje me sëpata e shpata samurai në Merseyside të Anglisë, vetëm pak metra larg shtëpive të futbollistëve të Premier League.

15:54
Kosovë/ Shifra më e ulët gjatë këtij viti, konfirmohen vetëm 5 raste me COVID-19

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

15:51
Ja zonat që nesër do jenë pa drita në Tiranë

OSHEE njofton se nesër disa zona do të jenë pa drita në Tiranë.

15:45
Bijat e miliarderëve të Kremlinit debutojnë në ballon e 18-të të Vienës në Moskë, pragu i hyrjes në botën elitare ruse (fotogaleri)

Qindra bijë e bija të aristokracisë ruse kanë bërë debutimin e tyre në Ballon e Bamirësisë së Vienës të shtunën në Moskë, me fustane të mrekullueshme, kurora e kostume të shkëlqyeshme, në eventin tradicional të mbajtur në sallën më të madhe të ballos në Moskë, Gostiny Dvor.

15:40
“Ku je o punëtori i madh i Shqipërisë”/ Pacienti nuk përmbahet kur sheh Ramën, Kryeministri: Pse e mbani, ky qenka super!

Kryeministri Edi Rama ishte në spitalin e Fierit i cili tashmë ka nisur të ofrojë shërbim për qytetarët.

15:27
Xhaz dhe makina retro/ Ekspozohen në Shkodër mjetet e vjetra

Festë me muzikë Jazz – Swing dhe ekspozitë të makinave të koleksionit Retro ! Është kjo fundjava e 29-30 Majit në Shkodër, e zhurmshme, por e bukur.

15:23
Peshkimi është pasion! La emigrimin për t’ju rikthyer punës si peshkatar

Peshkimi është pasion tregon Elez Hoti i cili ka lënë emigracionin dhe është kthyer në vendin e tij dhe sot ai merret me peshkimin.

15:18
Siguri në plazhe? Nuk ka! Në Durrës kullat e kontrollit dhe vëzhgimit janë bosh

Me fillimin e sezonit turistik, pushuesit gjithnjë e më shumë kërkojnë plazhe të sigurta, por kullat e vrojtimit janë ende bosh. Ndër vite, ndonëse një detyrim ligjor, kontraktimi i vrojtuesve të certifikuar të plazheve ka rezultuar një praktikë e dështuar dhe për shkak të kostove shtesë.

15:13
Zhdukja e mistershme e ish-drejtorit të policisë së Ulqinit, në kufi me Shqipërinë

Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana misterioze.

15:13
Rinis kolaudimi i makinave/ Pas 5 muajsh pezullimi nga sot bëhet kontrolli teknik i mjeteve

Pas gati 5 muaj pezullim ku mjetet kanë qarkulluar në të gjithë vendin pa një certifikatë të kontrollit teknik, ka rinisur këtë të hënë kolaudimi i mjeteve. Kategoritë e para që do të marrin këtë shërbim që tashmë do të ofrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit janë mjetet e transportit ndërkombëtar të mallrave e udhëtarëve si dhe mjetet që nuk kanë kryer asnjëherë kolaudimin, për të vijuar gradualisht me pjesën tjetër të mjeteve.

15:01
Gjykatësja e “Tik Tok” nën hetim/ Enkelejda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, dënuar për dy vrasje

Kjo është kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkelejda Kapedani. Për shkak të këtyre videove të hedhura në Tik Tok ajo është nën verifikim nga inspektorati i lartë i drejtësisë i cili pritet të japë shpejt një vendim.

14:49
Lufta në Gaza nuk i shpëtoi pushtetin, kundërshtarët mblidhen për të rrëzuar Netanyahun!

Epoka e kryeministrit më afatgjatë në pushtet, Benjamin Netanjahu, mund të marrë fund të marrë fund pas 12 vjetësh.

14:48
Basha nga Lezha: Pavarësisht masakrës së 25 prillit, jemi të vendosur për të luftuar me më shumë forcë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me qytetarë të Lezhës, ku ka theksuar se pavarësisht masakrës së 25 prillit opozita është në këmbë e vendosur për të luftuar me më shumë forcë.

14:38
Të drejtat e njeriut, Biden premton ta bëjë Putinin “për ujë të ftohtë”!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se do të ushtrojë trysni ndaj presidentit rus, Vladimir Putin që të respektojë të drejtat e njeriut kur dy udhëheqësit të takohen në qershor.

14:35
Ministri Bislimi i kërkon Klosit heqjen e taksës në rrugën e kombit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë pritur sot në takim ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi. Bislimi tha se kanë shtruar kërkesën që të gjendet një zgjidhje për taksën që turistët paguajnë në Shqipëri për rrugën e kombit.

14:30
Finalja e kupës së Shqipërisë/ Tifozët kuq e blu nisen nga Shkodra me biçikletë për të ndjekur ndeshjen

Tifozët kuq e blu të Vllaznisë janë nisur nga Shkodra drejt kryeqytetit me biçikletë, një mënyrë unike e përzgjedhur nga ata për të ndjekur ndeshjen në orën 19:00.

14:26
Palmer në Kosovë, opozita: E duam SHBA-në pjesë të dialogut!

Takimin me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer që mbërriti në Prishtinë për një vizitë tre ditore, krerët e dy partive opozitare PDK e LDK, Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku e shfrytëzuan për të kërkuar një përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

14:22
Austria krijon “hartën e islamit”, myslimanët austriakë ngrihen kundër qeverisë

Një grup kryesor mysliman në Austri njoftoi se planifikon të padisë qeverinë e Kancelarit Sebastian Kurz për krijimin e një “harte të Islamit”, sipas raporteve të medias vendase.

14:14
Pa abone të përgjithshme për tre muaj duke nisur nga nesër

Aboneja e përgjithshme me vlerë 16 mijë lekë të vjetra do të pezullohet për tre muaj duke nisur nga dita e nesërme.

14:08
Erdogan “përplaset” me Putin: Kanali i Stambollit nis në fund të qershorit!

Themelet e projektit gjigand të Kanalit të Stambollit do të hidhen në fund të qershorit, deklaroi Rexhep Tajip Erdogan.

13:54
Vrau 25-vjeçarin Emiljano Ndou në Shkodër, arrest me burg për Mark Kodrën

Ndaj Mark Kodrës, është dhënë masa arrest me burg, pasi dyshohet se vrau Emiljano Ndou, në 28 maj, në Bardhaj të Shkodrës.

13:49
Kthehen patentat e bllokuara/ Dënimi tre-vjeçar konvertohet në gjobë dhe 30 ditë ndalim

Policia e shtetit ka lajmëruar disa ndryshime në mënyrën se si do trajtohen personat që janë penalizuar duke ju hequr për tre vite patentën.

13:32
“Otello” i Ben Blushit përkthehet në greqisht. Vepra shihet dhe si një parashikim i kohës në të cilën po jetojmë

“Otello, Arapi i Vlorës”, me autor Ben Blushin, një nga veprat më të mira të letërsisë bashkëkohore shqipe, tashmë mund të lexohet edhe në greqisht.

13:22
Vrau 25-vjeçarin, pasi po xhironte motorrin para shtëpisë/ Ngujohen 7 fëmijët e autorit, gruaja: Kam shumë frikë edhe për vajzat, këtu te ne marrin gjak shpejt…

25-vjeçari, Emiljano Ndou, mbeti i vrarë dy ditë më parë, pas një konflikti të vazhdueshëm me autorin, Mark Kodën.

13:16
Sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer pret kryetarin e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

13:11
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-LSI/ Kaso dhe Kaziaj: Opozita nuk e pranon vendimin

Pasi Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë ankesën e PD dhe LSI-së për pavlefshmëri zgjedhjesh në qarkun e Gjirokastrës, përfaqësuesit e opozitës janë shprehur se nuk e pranojnë këtë vendim.

13:09
Gjirokastër/ 70-vjeçari bie në humnerë, pas shumë orësh kërkime nxirret trupi i pajetë

Një person, rreth të 70-tave, ka rënë në një humnerë prej 200 metrash mëngjesin e sotëm, në Nivicë të Gjirokastrës.

13:00
Opozita humb betejën e parë ligjore në Kolegj, gjykata zgjedhore certifikon rezultatin e Gjirokastrës

Ndryshimi i fushëbëtejës nuk rezultoi fatsjellëse për PD-LSI, e cila i kishte shpresat në Kolegjin Zgjedhor për të anuluar procesin e 25 Prillit.

12:43
“Gërryejnë drejtësinë nga brenda”/ Gjonaj për gjyqtaren e ‘Tik Tok-ut’: Që në 2019-ën kam kërkuar marrje mase, t’i hetohet gjendja pasurore!

Pas videove të publikuara në rrjetin social “Tik-Tok” nga kryetarja në detyrë e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, të zhvilluara brenda ambienteve të institucionit, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

12:38
Sot finalja e kupës/ Në Air Albania përballet Vllaznia me Skënderbeun

Sot do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, një eveniment që mbyll sezonin futbollistik në vendin tonë.

12:34
“Për’Puthen +40”, çdo ditë/ Nga sot do e ndiqni nga e hëna në të shtunë

Fenomeni “Përputhen” do të vijojë, kësaj here me protagonistë të tjerë! Me përfundimin e “Përputhen rinore”, në ekranin e Top Chanel do të vijë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë “Përputhen +40”.

12:31
Korçë, muzeu oriental/ Koleksione nga lindja e largët, unike në rajon

Muzeu Bratko në Korçë, i vetmi muze në Ballkan i këtij lloji që mban një larmi objektesh të kulturës orientale është vlerësuar nga ambasada japoneze me certifikatë nderi.

12:30
Shkarkimi i Presidentit/ Balla: Pas datës 9 qershor në dorë të Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka komentuar rreth datës së votimit në Kuvend për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

12:18
Mbyllet maratona e ankimimeve në KAS/ Nuk ka përsëritje zgjedhjesh, vendimi përfundimtar në Kolegj Zgjedhor

Maratona e ankimimeve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbyllur ditën e sotme me marrjen e vendimit të qarkut Fier.

12:11
Vjedhje të ndryshme në kryeqytet, armëmbajtje pa leje dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur, 7 të arrestuar

7 shtetas janë arrestuar në Tiranë dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

11:52
Ministria e Shëndetësisë jep leje të veçantë/ Finalja e Kupës Vllaznia-Skënderbeu luhet me 1000 tifozë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përjashtim për finalen e Kupës Vllaznia-Skënderbeu, e cila do të luhet sonte.

11:49
Me pozat provokuese, Rihanna prezanton koleksionin e ri të “Savage X Fenty”

Rihanna ka shkëlqyer në foto sesioni e fundit, veshur me bosket e saj “Savage X Fenty”.

11:26
Seanca për shkarkimin e Presidentit afrohet me një ditë/ Ishte planifikuar në 10 qershor

Seanca e votimit në Kuvend për shkarkimin e Presidentit është afruar me një ditë, pasi ishte planifikuar në datën 10 qershor.

11:24
Sekuestrohen 167 kg kanabis në Greqi/ Arrestohet shqiptari, që po transportonte drogën nga Selaniku drejt Athinës

167 kg kanabis u sekuestruan nga departamentit i anti-drogës në Kilkis, në Greqinë veriore.

11:18
Kina “kërkon të pushtojë botën”, çiftet lejohen të kenë deri në 3 fëmijë!

Kina njoftoi se do të lejojë që çiftet të kenë deri në tre fëmijë, duke shënuar kështu fundin e politikës së rreptë të një fëmije të vetëm.

11:02
Shokon raporti: SHBA spiunoi Merkel e liderë të tjerë të BE-së, me ndihmën e Danimarkës

Mediat daneze dhe evropiane kanë raportuar se nga viti 2012 deri më 2014, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) ka spiunuar politikanët në Evropë, duke përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel.