Pushues të ndryshëm kanë zgjedhur të shijojnë qetësinë dhe freskinë e shtatorit pranë detit dhe natyrës së bukur që qyteti I Vlorës ofron.

Pushues nga Afrika e Jugut , anglezë, turq por edhe shqiptarë zgjedhin të pushojnë në vjeshtë pranë brigjeve të jugut të Shqipërisë.

Për ta Vlora është destinacion i zgjedhur dhe i planifikuar për t’u relaksuar pasi kanë mërrë në konsideratë përshtypjet e marra në  internet  apo nga miqtë e tyre që kane vizituar Vlorën më parë.

Për Goth Kint është hera e parë që viziton Shqipërinë dhe Vlorën.

“Kemi vizituar Durrësin dhe vendi juaj është i mrekullueshëm. Ushqimi dhe mikpritja juaj është e mrekullueshme. Çmimet janë të lira. Disa miq na i sugjeruan dhe bëmë disa kërkime e më vonë vendosëm të vizitojmë Shqipërinë.

“Jam Tom Braun nga Anglia,hera e parë që vij në Shqipëri,të lodhur nga situata covid zgjodhëm Shtatorin periudhë pushimesh. Një udhëtim i mrekullueshëm,çmimet, ushqimi, deti janë të mrekullueshme.”

“Pasi kërkuam në “travel adventure in Albania” vendosëm të vizitonim Shqipërinë. Nuk e prisnim  të ishte kaq mrekullueshëm këtu.

Deti , ushqimi, qetësia  në këtë periudhë është absolutisht kaq bukur. Po planifikojmë të kthemi sërish për pushime në Vlorë.”

“Vij nga Turqia, pushimet në këtë periudhë janë më  të qeta. Është shumë bukur këtu. Deti i bukur dhe ushqimi është gati i ngjashëm me ushqimin tonë. Çmimet janë të arsyeshme, madje shumë më lirë sesa në vendet e tjera. Pothuajse çdokush këtu flet anglisht dhe kjo na bën te ndihemi mirë.”

Por në këtë periudhë të vitit , ka dhe shumë pushues nga Shqipëria që vijojnë të jenë në Vlorë për të pushuar.

Ndërkohë  rezervimet vijojnë të jenë deri në Tetor dhe ato janë nga Kosova, Rusia apo Turqia.

Top Channel