Sërish bilanc tragjik në Kosovë, 14 humbje jete dhe 583 raste të reja me COVID-19

11/09/2021 15:24

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se këtë të shtunë janë regjistruar 583 raste të reja dhe 14 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Në total janë kryer 9.634 testime gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave i bie që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,944 persona, ndërkaq raste aktive janë 18,548. Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 19,807 doza.

Deri më tani, sipas MSH-së, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 355,633 persona, ndërkaq nga një dozë të vaksinës e kanë marrë 660,100 qytetarë të Kosovës.

Top Channel