“Armada” anti-emigrantëve, 200 mln paund: Në Angli, nuk shkel më asnjë azilkërkues!

11/09/2021 17:43

200 milionë paundë ka shpenzuar Britania për të pajisur një ushtri të vërtetë rojesh bregdetare me motorë uji, në mënyrë që zmbrapsin çdo gomone me emigrantë e t`i kthejnë ata të gjithë mbrapsht në Francë.

Stërvitja e forcës kufitare ka vazhduar përgjatë gjithë verës, edhe pse njoftohet vetëm tani. Planet e mbikëqyrura nga ministrja e brendshme britanike, Priti Patel, parashikojnë patrullime prej dy rojesh me motorë uji, detyra e të cilëve do të jetë të pikasin gomonen e ta bllokojnë në kohën që tenton kalimin. Njëri motor do ta shtyjë nga pjesa e parme, dhe tjetri nga pas duke e rrotulluar me qëllimin t`i kthejnë drejtimin e do të shoqërojnë më pas deri në ujërat franceze.

Jo të gjithë janë entuziastë megjithatë nga kjo ide. Ish kreu i marinës, admirali Lord West tha se plani është praktikisht “një aksident që pritet të ndodhë, aspak i zgjuar dhe problematik, ndërsa paralajmëroi se manovra e komplikuar mund të shkaktojë përmbysjen e gomones, duke i rrëzuar njerëzit në det.

“Po pastaj, kush do t`i shpëtojë ata”, pyet admirali. Mediat vendase thonë se përpos shumës gjigante që do të shpenzohet për këtë flotë patrullimesh në det e cila do të tentojë të zmbrapsë emigrantët në La Mansh, janë edhe 54 milionë paund që parashikohen t`i jepen Francës për të shtruar kontrollet në brigjet e saj.

Top Channel