Armando Broja luajti vetëm 15 minuta në sfidën e Southampton ndaj West Ham, të mbyllur në barazim pa gola.

Por, koha e paktë mjaftoi që sulmuesi shqiptar të linte gjurmë në fushë në tre raste. Broja goditi fillimisht shtyllën, kur pas një sprinti me topin në këmbë goditi nga jashtë zone një top të fortë tokazi, që u përplas me shtyllën e djathtë të portierit mik.

Kjo goditje dhe ai sprint nuk ishte rastësi, teksa më herët, Broja shpërtheu nga krahu i djathtë dhe fut bukur një top në zonë, por shokët e skuadrës e shpërdorojnë.

Në minutën e parë shtesë të ndeshjes, Broja iu afrua përsëri golit, këtë herë me një goditje me kokë pas një goditje nga këndi. Topi mposhti portierin dhe po i drejtohej rrjetës, por Declan Rice e devijoi mbi vijën fatale para se topi ta kalonte plotësisht, duke i mohuar sulmuesit shqiptar gëzimin e golit të parë në Premier League.

Top Channel