“Big Room” shënon dy herë, Chelsea mposht Aston Villan dhe i ngjitet Man. United

11/09/2021 21:28

Romelu Luka është garanci në sulmin e Chelsea-t. Sulmuesi belg u shfaq vendimtar në ndeshjen e tij të dytë me fanellën blu në Premier League, pasi realizoi dygolësh në fitoren e thellë 3-0 ndaj Aston Villas në “Stamford Bridge”.

Të parin “Big Room” e shënoi në minutën e 15-të, i asistuar nga Kovacic. Mesfushori kroat u shfaq protagonist edhe në fillim të pjesës së dytë me golin e 2-0, ndërsa “vulën” fitores së skuadrës së drejtuar nga Thomas Thuchel ia vuri Lukaku në kohësh shtesë, i shërbyer nga Azpilicueta.

Chelsea, me këtë sukses bashkëkryeson me Manchester United me 10 pikë, por “Djajtë e Kuq” janë të parët për shkak të numrit më të madh të golave të shënuar.

Top Channel