Epidemia e Ebolës në Kongo: Mbi 250 të vdekur nga një total prej 1 mijë rastesh të konfirmuara 22/06 21:30
Mbreti i Marokut Mohammed VI thirri dje në pallatin mbretëror milionerin Aziz Akanush, partia e të cilit RNI fitoi zgjedhjet duke mundur grupimet islamiste.
Mbreti emëroi Akhannouch “për të formuar e drejtuar qeverinë e re “ pas zgjedhjeve të së mërkurës, thuhej në një deklaratë të pallatit.
RNI fitoi 102 nga 395 vendet e parlamentit maroken, duke mundur me vetëm 13 vende islamistët e moderuar PJD, që drejtonin koalicionet qeveritare prej një dekade.
Milioneri me pasuri prej 2 miliardë dollarë sipas rrjetit Forbes, ka drejtuar RNI prej vitit 2016.
Partia e tij konsiderohet e afërt me pallatin mbretëror dhe ka qenë pjesë e koalicioneve të 20 viteve të fundit.
Top Channel