Mbreti i Marokut emëron biznesmenin milioner në krye të qeverisë së re (fotot)

11/09/2021 19:25

Mbreti i Marokut Mohammed VI thirri dje në pallatin mbretëror milionerin Aziz Akanush, partia e të cilit RNI fitoi zgjedhjet duke mundur grupimet islamiste.

Mbreti emëroi Akhannouch “për të formuar e drejtuar qeverinë e re “ pas zgjedhjeve të së mërkurës, thuhej në një deklaratë të pallatit.

RNI fitoi 102 nga 395 vendet e parlamentit maroken, duke mundur me vetëm 13 vende islamistët e moderuar PJD, që drejtonin koalicionet qeveritare prej një dekade.

Milioneri me pasuri prej 2 miliardë dollarë sipas rrjetit Forbes, ka drejtuar RNI prej vitit 2016.

Partia e tij konsiderohet e afërt me pallatin mbretëror dhe ka qenë pjesë e koalicioneve të 20 viteve të fundit.

 

FOTO GALERI
2/3
Mbreti Mohammed Vemëroi Akhannouch “për të formuar e drejtuar qeverinë e re “ pas zgjedhjeve të së mërkurës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA