U kap duke kultivuar kanabis në pronën e tij, arrestohet i riu në Shkodër

11/09/2021 15:00

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe ka vënë nën pranga një person.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative forcat blu bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit B.D., 34 vjeç banues në Hajmel, Vau Dejës, pasi në pronen e tij u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike “cannabis sattiva”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Top Channel