Pesë fitore në pesë ndeshje, 16 gola të shënuar dhe 5 të pësuar. PSG duket se do ta ketë formalitet suksesin në Ligue 1 këtë sezon.

Skuadra pariziene fitoi thellë 4-0 në “Parc des Princes” ndaj Clermont, duke krijuar një shkëputje prej pesë pikësh me ndjekësin më të afërt.

Pa Neymar dhe Messin, të impenjuar së fundmi në eliminatoret e Botërorit me përfaqësueset e tyre, si dhe në mungesë të yjeve të tjerë si Verrati, Di Maria e Sergio Ramos, skuadra e Pochettinos nuk e pati aspak të vështirë ndaj Clermont, që i realizoi nga dy gola në çdo pjesë.

Gjatë pjesës së parë doli skenë Herrera me dygolësh (20’ dhe 31’), ndërsa në fraksionin e dytë shënuan Kylian Mbappe dhe Gueye.

Në radhët e Clermont u aktivizua nga minuta e 62-të Elbasan Rashani, por pa mundur të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes përballë skuadrës më të mirë në Francë.

 

 

Top Channel