Pfizer detyron Brazilin: Kontratë që mbron kompaninë nga paditë për efekte anësore

11/09/2021 14:26

Pfizer akuzohet se po e mban Brazilin “peng” lidhur me kërkesat për mbrojtje nga paditë e mundshme mbi efektet anësore të vaksinës në kontratën e kompanisë për të furnizuar vendin me 100 milion doza anti Covid.

The Guardian thotë se në marrëveshjen e saj prej 1 miliardë dollarësh (Pfizer Export BV), nënshkruar në mars, pavarësisht ankesave të mëparshme, qeveria braziliane ra dakord që “të nënshkruhet një heqje dorë nga përgjegjësia për çdo efekt anësor të mundshëm të vaksinës, duke përjashtuar Pfizer nga çdo përgjegjësi civile. Lidhur me efektet anësore serioze që shfaqen nga përdorimi i vaksinës, dhe kjo për një periudhë të pacaktuar”.

Dëmshpërblimi nga kërkesat për kompensim ka qenë i zakonshëm në kontratat mes shumë vendeve dhe kompanive të mëdha farmaceutike që nga fundi i viteve 1980. Në prill, kontrata u zbulua rastësisht në faqen e internetit të ministrisë së shëndetësisë.

Një marrëveshje konfidencialiteti me Pfizer parandalon publikimin e kontratave të saj. Dokumentoi kaloi pa u vënë re derisa e një avokat dhe shkrimtar francez muajin e kaluar, që e bëri menjëherë public. Kontrata, vazhdon the Guardian, zbulon më tej se Brazili mori doza shumë më të lira nga Pfizer sesa BE, me rreth 10 dollarë një, ndërsa gjiganti farmaceutik rriti numrin e dozave që u zotua të siguronte.

Top Channel