Debutim perfekt i Michael Ngoo në Abissnet Superiore. Sulmuesi anglez deklaroi në “Gol pas Goli” se dëshiron të fitojë titullin kampion, pasi me këtë trofe e la Tiranën.

“Kam ikur si kampion dhe dua të kthehem si i tillë. Nëse luftojmë dhe luajmë me zemër, mund të arrijmë shumë. Kam humbur 10 kilogramë në 5 javë. Kam rregulluar ushqimin dhe po stërvitem shumë mirë. Kam ngrënë shumë peshk, karota dhe proteina. Ishte shumë bukur me tifozët, është hera e parë pas shumë kohësh. Nuk i kisha parë prej Koronavirusit, por ishte shumë e bukur eksperienca me ta sot. Atëherë fituam kampionatin dhe bëra shumë mirë, por dua të bëj edhe më shumë.

“VAR-i mendoj se është shumë mire, sepse na shpëtoi sot me penalltinë, pasi do të shkonim një gol më pak. Do t’i ndihmojë gjyqtarët, është diçka e mirë. Në kthimin tim jam munduar të sjell energji pozitive në ekip. Duhet të zhvillohemi në disa gjëra dhe të jemi më kompaktë me njëri-tjetrin. Krijuam shumë raste, por nëse i finalizojmë, do jemi të papërmbajtshëm”.

Top Channel