“Goca dhe Gra” është talk shoë më i ri në Top Channel, i cili do të transmetohet çdo të shtunë në orën 12:45.

Një emision i cili moderohet nga katër goca dhe Gra, Fatma, Olesia, Tea dhe Krista. Fillimisht ato kanë filluar të flisnin për pushimet dhe kanë ngacmuar Tean se me kë i ka kaluar pushimet. Ajo është shprehur se ka qenë me familjen ose me shoqërinë, por vajzat kanë ngulmuar të dinë më shumë informacion në lidhje me të dashurin që kanë folur portalet.

“Ekziston ai i portaleve, ke apo s’ke të dashur”-është pyetur ajo.

“I dashuri nuk kishte dalë akoma në kohën kur bëra pushimet. Jam në një njohje, është një djalë shumë i mirë. E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”- ka rrëfyer Tea.

Gjithësesi kaq është vetëm fillimi, se tani që foli është e sigurt që do të marrim vesh edhe të tjera detaje.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

FOTO GALERI
1/7

Top Channel