“Ufo-ja traktor” ngrihet mbi aeroport, tmerrohen njerëzit!

11/09/2021 17:10

Një objekt i çuditshëm në qiell, i përshkruar si “Ufo në formë traktori” ka tmerruar njerëzit në një aeroport të Kinës.

Objekti masiv është i dukshëm dhe tepër i shndritshëm, diçka që nuk mund të identifikohej me asgjë tokësore, por i ngjante më shumë një pamjeje të shkëputur prej një filmi fantastiko-shkencor, thonë mediat e huaja.

Videoja u postua nga New York Post e bëri shumë shpejt xhiron e botës. Ajo është regjistruar në qytetin Shenyang, dhe ka befasuar njerëzit që ndaluan të shihnin e filmonin.

Në rrjet sociale, fantazia u shfrenua dhe shumë ndjekës komentuan se kjo shtyllë drite duhet të jetë nga një botë tjetër. Disa pretenduan se behet fjalë për teknologji aliene, duke folur për një hologram ose edhe për një portë të çelur drejt një dimensioni tjetër.

Megjithatë, një pjesë e përdoruesve të internetit mbeten dyshues, duke thënë se mund të jetë thjesht një reflektim i rrezeve të diellit, dhe sipas tyre, e gjithë kjo ishte “gallatë për aq sa zgjati”.

Top Channel