Google Earth “zbulon” “bazën aliene”: Është në Arktik, ka formë të çuditshme!

11/09/2021 17:13

Google Earth ka pikasur një ndërtesa të çuditshme në Arktik, një bazë me zgjatime të rregullta që dalin prej strukturës qendrore.

Përdorues të rrjeteve sociale thonë se ajo duket si “njësi karikimi”. “Më kujton Ufo-t Tic-Tac që ka parë marina amerikane”, shkruan një prej tyre.

“Kanë të njëjtën formë këto kapsulat e vogla, tamam si objektet e paidentifikuara që kanë hasur në qiell pilotët. Dhe ndodhen në një zonë të Tokës ku nuk shkon askush”, vazhdon ai.

Disa raporte thonë se objekti në fakt është rus. Qershorin e këtij viti, një raport i  qeverisë amerikane mbi UFO-t, dilte në përfundimin se analistët e mbrojtjes dhe zbulimit nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar natyrën e objekteve misterioze fluturuese, të vëzhguara nga pilotët e marinës amerikane.

Ai nuk përcaktonte megjithatë qartë nëse këto janë objekte të krijuara nga njeriu, duke përdorur një teknologji tejet të sofistikuar, fenomene natyrore apo të një natyre jashtëtokësore.

Në raportin që iu dorëzua Kongresit  përfshiheshin 144 vëzhgime të këtyre objekteve, që qeveria zyrtarisht u referohet si “fenomen ajror i paidentifikuar” (UAP) dhe rasti i parë daton që nga viti 2004.

Top Channel