Dyshet Biden, Obama, Clinton e Bush në homazhet e 20-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA (fotot)

11/09/2021 16:59

Amerikanët kësaj fundjave shënojnë 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Në ceremoninë e sotme në memorialin e sulmeve “Ground Zero” në New York ishin prezentë shumica e krerëve aktualë dhe të shkuar të shtetit të SHBA.

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë  Jill Biden do të udhëtojnë në të tre vendet ku u kryen sulmet e 11 Shtatorit për të bërë homazhet e tyre.

Cifti presidencial Biden mbërriti mëngjesin e sotëm në memorialin e New York, të ndjekur nga ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama, nga ish presidenti Bill Clinton e ish-zonja e parë, senatore Hillary Clinton. Ndërsa ish presidenti George W. Bush është në memorialin e Shanksville ne Pensivani.

Në ceremoninë e memorialit te sulmit në Pentagon, gjenerali Mark A. Milley mbajti një fjalim ku dënoi terrorizmin dhe humbjet e shkaktuara nga 11 Shtatori, apo ne dekadat prej asaj kohe. “Të gjitha vlerat e parimet e kushtetutës sonë, janë bërë reale në jetën e përditshme dhe paguar me gjakun e të rënëve në këtë vend më 1 Shtator 2001, në ora 9:37”, tha ai mes të tjerash

Sipas CNN, Zv. Presidentja Kamala Harris e Doug Emhoff do të jenë në vendin e përplasjes së avionit United 93 në Shanksville, para se të bashkohen me presidentin dhe zonjën e parë në Pentagon.

Ish President George W. Bush dhe ish-zonja e parë Laura Bush do të jenë gjithashtu në Shanksville, sipas CNN, ku George W. do të mbajë një fjalim.

Ceremoni homazhesh do të mbahen në të tjera memoriale të vendit, për të kujtuar rreth 3000 njerëz që humbën jetën në sulmet e 20 vjetëve më parë.

FOTO GALERI
1/7
Në ceremoninë e sotme në memorialin e sulmeve “Ground Zero” në New York ishin prezentë shumica e krerëve aktualë dhe të shkuar të shtetit të SHBA.

Top Channel