Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një 50-vjeçar që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë.

I plagosuri është dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V.,  ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel