Urdhri për vaksinim të detyrueshëm/ SHBA, padi ligjore!

11/09/2021 16:28

Guvernatorët republikanë kërcënojnë me padi ligjore pas urdhrit të ri të presidentit Joe Biden për vaksinim të detyrueshëm kundër Covid 19, i cili prek miliona punonjës në SHBA.

Administrata amerikane përgatitet kështu për një tjetër përplasje  të madhe mes pushtetit federal dhe atij shtetëror. Biden u

Nuk po luajmë ne këtu, dhe këtë duhet ta kuptojnë. Dhe ata nuk luajnë dot me shëndetin e komuniteteve të tyre. Megjithatë do të jemi mirë, sepse i kemi mjetet për të garantuar sigurinë e shëndetit.

Republikanët denoncuan me shpejtësi vendimin për imunizim të detyruar që mund të ndikojë tek 100 milionë amerikanë. Ata thanë se do të ngrenë padi kundër këtij vendimi gjë mund ta bëjnë edhe ato kompani private që zgjedhin t’i rezistojnë kërkesave për imunizim.Guvernatori i Teksasit Greg Abbott e quajti vendimin një “sulm ndaj bizneseve private”, ndërsa Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster premtoi se “do të përpiqet deri në fund për të mbrojtur lirinë dhe mënyrën e jetesës” së çdo banori të shtetit të tij.

Komiteti Kombëtar Republikan ka thënë gjithashtu se do të padisë administratën “për të mbrojtur amerikanët dhe liritë e tyre”. Biden i ka kërkuar Administratës së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë të mbikëqyrë respektimin e urdhrit dhe “nëse një kompani refuzon të ndjekë standardin, gjobat mund të jenë mjaft domethënëse”.

 

Top Channel