Analiza e CNN: Çfarë duhet të ndryshojë Trump për të pasur sukses në planin për ta rrëzuar ekonomikisht Iranin Momenti kur një gangster britanik përpiqet të mbulojë gjurmët pas ekzekutimit të dy personave të cilëve u kishte borxh gati 600 mijë dollarë, është filmuar nga kamerat e sigurisë, duke ia lehtësuar shumë punën policisë.
Will Henry, 31 vjec, vëllai i aktorit Matt Henry, dhe 29 vjecari Brian McIntosh, u gjetën të vrarë në një automjet tip Range Rover. Pamjet filmike treguan sesi Jonathan Houseman i qëlloi për vdekje të dy burrat nga sedilja e pasme e pastaj, 10 minuta pas vrasjes, u filmua në një garazhin e një qendre tregtare duke hequr rrobat e gjakosura e duke e spërkatur veten me një lëng pastrues, në përpjekje për të humbur gjurmët.
Rrobat më vonë i dogji, por detektivët që gjetën viktimat, nuk e patën të vështirë ta identifikonin ekzekutorin e tyre falë filmime, ekzistencën e të cilave ai nuk e dinte. Mësohet se Henryt dhe McIntoshit, vrasësi u detyrohej shumën e madhe për shkak të disa punëve që kishin bërë për të, por nuk ishin paguar dhe kjo i zemëroi shumë.
Gjatë seancës gjyqësore, Houseman u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja me pretendimin se një person i katërt kishte shtënë mbi dy të rinjtë, por gjykatësi nuk e besoi e tha se ai po e shpikte këtë individ nga i cili nuk ka asnjë gjurmë, vetëm që të shpëtojë nga dënimi.
Top Channel