Ditën e sotme në orën 12:45, në ekranin e Top Channel është transmetuar emisioni më i ri “Goca dhe Gra”, i moderuar nga Fatma Haxhialiu, Tea Trifoni, Olesia Leço dhe Krista Merkoçi. Vajzat e kanë filluar këtë episod të parë duke folur për pushimet e tyre të verës.

Tea është shprehur se ka filluar psuhimet në muajin prill dhe ende nuk i ka mbaruar. Fillimisht ka vizituar jugun e Shqipërisë dhe më pas ka qenë në Dubai.

” Gjatë një jave që qëndrova në Dubai kam harxhuar më pak, seç kam harxhuar gjatë një fundjave që qëndrova në jug”. – ka treguar Tea duke shkaktuar shumë reagim në studio. Gocat dhe Gratë kanë thënë që kjo është e pamundur pasi Dubai dihet që është i shtrenjtë, por Tea e ka mbrojtur mendimin e saj deri në fund duke thënë se ka shpenzuar shumë herë më pak se në Shqipëri.

Më tej edhe Fatma, Olesia dhe Krista kanë ndarë eksperiencat e tyre nga pushimet në Jug apo edhe jashtë vendit.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

FOTO GALERI
1/4

Top Channel