Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, Xhaferraj i del në mbrojtje Bashës: Vendimi u mor në limite kohore

11/09/2021 13:02

Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike, të cilët u thirrën nga Basha për të diskutuar mbi vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish kryeministrit Berisha.

Mbledhja që nisur në orën 11:00 të paradites së sotme ka zgjatur rreth 1 orë e 300 minuta, ndërsa celularët e krerëve të degëve të PD të ishin të fikur.

Në përfundim të kësaj mbledhje deputeti Xhaferaj në një prononcim të shkurtër për mediat mbështeti vendimin e liderit demokrat duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.

“Vendimi u mor në limite kohore, mendoj se është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata për PD, që do të thonë kosto të gjata për Shqipërinë. Janë kthyer në stres për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Top Channel