E diel, 03 Prill 2022
14:43
Cilën masë ta bëj gjoksin? Përgjigja epike e bashkëshortit të Aulona Mustës: Ti e di që e kam fiksim…

Moderatorja Aulona Musta ishte e ftuar në rubrikën “Hëna dhe Dielli” në ‘E diell’.

14:37
Vajza e She’s on Top që ka bërë videoklip me Stresin: Tani do shkoj tek Miss Universe

Dy modele që u bënë të njohura nga rubrika “She’s on top” kanë folur në “Trotuar” në E diell për suksesin që kanë pasur.

14:33
Veliaj pret kryebashkiakun e Mykonos: “Mundësi për të mësuar nga më të mirët në turizëm”

Tirana dhe Mykonos do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në fushën e turizmit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Mykonos, Konstantinos Koukas, me të cilin bisedoi për integrimin e bashkatdhetarëve tanë ne vendin fqinj, si dhe për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike në të dy qytetet.

14:24
Foto/ Kim Kardashian takohet me ish-burrin, por vëmendjen e marrin shapkat me vlerë marramendëse

Ylli i ‘Kardashians’ Kim Kardashian, është fotografuar mëngjesin e sotëm duke shijuar ndeshjen e futbollit të djalit të saj Saint, së bashku me ish-burrin e saj, Kanye West dhe dy fëmijët e tyre të tjerë North dhe Chicago.

14:23
Kampioni Marku: Respekt për kundërshtarin, por tani është koha ime. Do jetë një vit i madh!

Katër raunde i mjaftuan Florian Markut për të triumfuar në Newcastle përballë Chris Jenkins, i cili festoi falë një nock-out teknik.

14:19
Kryetarja e Komunës së Preshevës për TCH: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës! E kemi dënuar pasivizimin e adresave

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka folur për Top Channel sapo ka hedhur votën e saj për zgjedhjet në Serbi.

14:15
I mbaron kontrata me Atleticon në verë/ Pesë klube kryesojnë garën për Luis Suarez

Kontrata e Luis Suarez me Atletico Madrid do të përfundojë këtë verë, por sulmuesi dëshiron të vazhdojë të luajë në elitat e futbollit edhe në sezonin 2022-2023, në mënyrë që të marrë pjesën në Kupën e Botës Katar 2022 me përfaqësuesen e Uruguait, e cila do të përballet me Portugalinë, Ghanën dhe Korenë e Jugut.

14:00
Plas keq në Për’puthen Prime/ Efi-Filloretës: Mos më ngri zërin mua, X-in futja vetes

Në këtë puntatë të Për’puthen Prime pati shumë debate mes konkurrentëve.

13:47
Aksident në Tepelenë, dëmtohet 72-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku shtetasi A.Xh 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Toyota është përplasur me shtetasin M.H 72 vjeç.

13:40
Rama publikon pamjet nga salla e re VIP në aeroportin “Nënë Tereza”: Kërkohen punëtorë, paga 60 mijë lekë e lart

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga salla e re VIP në aeroportin “Nënë Tereza”.

13:28
Minisitri i Jashtëm grek mbërrin në Ukrainë, nis misionin për ndihma humanitare në Odesa

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dhendias ka mbërritur mesditën e së dielës në Odesa, në krye të një misioni ndihme humanitare në qytetin-port, në jug të Ukrainës bën me dije ministria e jashtme. Ndihma humanitare do t’u dorëzohet autoriteteve të qytetit.

13:17
Qytetarët serb të Kosovës votojnë në komunën e Bujanocit, pranë qendrës së votimit ndërhyn policia

Një numër i madh i qytetarëve serb nga Kosova janë duke e shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në komunën e Bujanocit.

13:00
Zgjedhjet në Serbi/ Shpëtim Haliti: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve është spastrim etnik

Ditën e sotme në Kosovë zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ku ka edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët synojnë të jenë pjesë e parlamentit serb pas këtyre zgjedhjeve.

12:55
Mjekuan në banesë Nuredin Dumanin, gjykata jep masën e sigurisë për mjekët dhe infermierin

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për dy mjekët dhe infermierin e Fierit, të cilët mjekuan në banesë Nuredin Dumanin, i cili u vu në pranga para disa ditësh pas një atentati ndaj Talo Çelës ku mbeti edhe vetë i plagosur .

12:43
Shtohen divorcet nga dhuna/ Më shumë urdhra mbrojtjeje në Kukës

Varfëria, emigrimi, ulja e lindshmërisë, bixhozi, ndarja e pasurisë apo dhuna në familje kanë bërë që në gjykatën e Kukësit të shtohet numri i urdhër mbrojtjeve si dhe divorceve në familjet kuksiane.

12:38
Nuk e bind me para, PSG-ja i ofron Mbappes shiritin e kapitenit

Paris Saint-Germain është duke përdorur “të gjitha letrat”për të rinovuar me Kylian Mbappenë dhe për ta mbajtur francezin në “Parc des Princes”, duke i premtuar shiritin e kapitenit të skuadrës.

12:35
Kickbox në Gjirokastër/ 15 ekipe në garë me sportistë nga Kosova dhe Greqia

Në Gjirokastër është mbajtur kampionati kombëtar i kick boxing për të gjitha kategoritë e moshave.

12:25
Të gjithë drejt Tiranës/ Të rinjtë e Gjirokastrës kërkojnë punë në kryeqytet

Pamundësia për tu punësuar, oferta e mangët dhe motivimi i ulët financiar apo mosvlerësimi i profesioneve janë mes arsyeve kryesore të largimit përfundimtar të të rinjve nga Gjirokastra.

11:55
Protesta për sheshin e Flamurit: Mos lejoni të na shkatërrojnë historinë

Sot në Vlorë është zhvilluar një proteste e thirrur nga shoqëria civile për projektin e rikonstruksionit të Sheshit të Flamurit.

11:48
Hungaria voton. Sfida e madhe e Orban mes BE dhe Rusisë

Hungaria voton në 3 prill për zgjedhjet parlamentare, një sfidë kjo e madhe për kryeministrin aktual Viktor Orban në 12 vite qeverisje të vendit. Pasi hodhi votën në kuti mëngjesin e së dielës Orban tha se ai pret një fitore të madhe.

11:44
Rusia ndërron mendje, akoma larg një takim Putin-Zelensky

Negociatat e fundit mes palës ukrainase dhe asaj ruse në Stambolll të Turqisë javën e kaluar dhe më pas një bisedë online mes palëve lanë të kuptohet se një takim mes presidenteve është i afërt.

11:32
Rrahu gruan dhe e kërcënoi se do e vriste me thikë në sy të fëmijëve, arrestohet 48-vjeçari në Lezhë

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe e kërcënoi se do e vriste me thikë në prezencë të fëmijëve të mitur.

11:26
Boshatisen akset kryesore të qytetit të Durrësit

”Dita pa makina” boshatis akset kryesore të Durrësit.

11:09
Konferenca Ballkanike e Lidershipit, Veliaj: “Presidenti i ri? Do ta doja një njeri në shërbim të njerëzve, si Presidenti Moisiu”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar dje në Konferencën Ballkanike për Lidership – “Rinia dhe e ardhmja e Ballkanit”, e organizuar nga Federata e Paqes, e drejtuar nga ish Presidenti Alfred Moisiu.

11:07
Hodhi armën dhe shkeli gazin e makinës për t’ia mbathur, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap me armë zjarri. Sapo konstatoi se po ndiqej nga forcat blu, hodhi armën dhe tentoi t’ia mbathte, por nuk ia doli.

11:04
Reshjet e dëborës në veri të vendit, prej mbrëmjes së kaluar nuk ka energji elektrike në Lëpushë dhe Vermosh

Reshjet e dëbores janë rikthyer në veri të vendit.

10:52
Moti i paqëndrueshëm në Elbasan, ja në cilat segmente ka prani inertesh

Moti i paqëndrueshëm vijon në qarkun e Elbasanit, që shoqërohet me reshje shiu dhe dëbore.

10:34
Policia u alarmua nga valixhja e braktisur në mes të Fierit: Ishte harruar nga punonjësja e pastrimit të rrugëve

Një valixhe u gjet e braktisur në qendër të Fierit dhe alarmoi policinë, por ishte bosh.

10:19
“Skifteri” kapet nga policia, 16-vjeçari vidhte biznese në zona të ndryshme gjatë natës

Një 16-vjeçar i identifikuar si O.H., është ndaluar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për vjedhje në biznese të ndryshme.

10:09
Historia e 11-vjeçarit me autizëm: Po bëj librin e dytë, pas 30 vitesh e shoh veten ekonomist në bankë

2 Prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin. Ne do të sjellim historinë e Jamarbërit, djalit 11 vjeç me autizëm. Ai ka një tërheqje për televizionet dhe logot e tyre dhe këtë e tregon që në fillim.

10:02
E rëndë në Vlorë/ E moshuara bie nga kati i tretë i pallatit

Një e moshuar ka rënë nga kati i tretë i pallatit në Vlorë.

09:51
Pamjet e aksidentit tragjik në Fushë Krujë/ Makina doli nga rruga, vdes gjyshja, plagosen 4 të tjerë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz.

09:47
Reshje dëbore në Korçë, qarkullimi vijon pa probleme

Gjatë natës, në qarkun e Korçës kanë vijuar reshjet e shiut dhe të dëborës.

09:36
Rusia sulmon Odesën/ Perla e Detit të Zi, zgjohet nga bombardimet ruse

Shtëllunga të mëdha tymi të zi mbuluan qytetin port të Odesës në orët e para të mëngjesit të së dielës. Rusët kishin goditur perlën e Detit të Zi.

09:31
Dita pa makina, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë dhe disa qytete të vendit

Sot është dita pa makina në Tiranë dhe në disa qytete kryesore të vendit. Para disa ditësh, qeveria njoftoi se duke nisur nga data 3 prill, “e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku”, nismë kjo për të kursyer karburant.

09:06
Samiu vendos të lërë programin? Ja çfarë ndodhi në Për’puthen, Efi përlotet

Ditën e djeshme, puntata e “Për’puthen Prime” ka nisur me debate ndërsa përfundoi me deklaratën e Samiut për Efin. Ata kanë pasur afrimitet të madh dhe Samiu tashmë është i bindur se nuk do njohje të reja por është i fokusuar tek Efi.

09:02
Shpërthime në qytetin e Odesës

Në qytetin jugor të Odesës është raportuar për shpërthime. Ky qytet është sulmuar me raketa dhe ka raportime për zjarre në disa zona, tha këshilli i qytetit përmes një postimi online.

08:42
“Nuk merren vendime pa pyetur grupin parlamentar”/ Boçi korrigjon deklaratën në mesnatë. Shton fjali kundër Alibeajt

Deputeti Luciano Boci ka korrigjuar deklaratën në mesnatë për të treguar se i drejtohet Enkelejd Alibeajt, jo Sali Berishës.

08:25
Drejt Serbisë për të votuar, serbët nisen me autobusë nga fshati Pasaj

Ditën e sotme mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd.

08:20
Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Qytetarët e Serbisë votojnë të dielën e 3 prillit për zgjedhjet presidenciale, e po ashtu edhe për ato parlamentare, në të cilat, Presidenti aktual aleksandër vucic dhe po ashtu Partia Përparimtare Serbe pritet të dominojnë. Përvec Vuçic, janë 7 kandidatë të tjerë në garë për të qenë presidenti i ardhshëm i Serbisë, katër prej të cilëve vijnë nga pjesa nacionaliste e spektrit politik.

08:16
Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme, i gjithë territori i vendit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore reshje dëbore.

08:12
Britania: Rusia është përqendruar në juglindje të Ukrainës

Inteligjenca ushtarake britanike tha se ka parë një përqendrim të aktiviteteve ajrore ruse në juglindje të Ukrainës, gjë që sugjeron se është pjesë e rifokusimit strategjik të Moskës në rajon.

E shtunë, 02 Prill 2022
23:45
Florian Marku e ngre shumë lart stekën: Dua Amir Khan!

Pas një fitoreje kaq të madhe, është e natyrshme që Florian Marku të ishte në “qiellin e shtatë”, por me këmbë në tokë, duke pranuar se ka ende shumë për të mësuar në boksin profesionit. Tregon respekt për kundërshtarin, që e mposhti në raundin e katërt, por hedh dorashkën e sfidës një emri të madh,  […]

22:55
Florian Marku ngjitet në ring, tifozët kuqezi ndezin “Utilita Arena”-n

Florian Marku është ngjitur në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle për të mbrojtur titullin kampion “International welterweight” në versionin IBF, të cilin e fitoi 25 shtatorin e kaluar ndaj ukrainasit Maxim Prodan në “Tottenham Hotspur Stadium”.

22:53
Kalon Ederson dhe Drogba, Laporte vendos rekord të ri në Premier League

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte ka thyer rekordin e Premier League, duke numëruar më shumë pikë se çdo lojtar tjetër në 100 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit anglez.

22:48
Atmosferë e jashtëzakonshme në Newcastle, pritet të ngjitet në ring “The Albanian King”

Florian Marku gati të ngjitet në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle për të mbrojtur titullin kampion “International welterweight” në versionin IBF, që e ka fituar 25 shtatorin e kaluar ndaj ukrainasit Maxim Prodan në “Tottenham Hotspur Stadium”.

22:45
Rrugëtimi interesant nga MMA në boks, Florian Marku kërkon fitoren e 11-të në karrierë

Boksieri shqiptar Florian Marku do të përballet mbrëmjen e sotme me uellsianin Chris Jenkins për të mbrojtur titullin kampion në IBF International Welterweight, në një sfidë që do të transmetohet live në ekranin e SuperSport 1, duke nisur nga ora 20:00.

22:41
“Unë jam princeshë!” Filloreta e ashpër ndaj Mevlanit (Fotot)

Filloreta dhe Mevlani patën një përballje aspak të këndshme këtë Prime të Për’puthen.

22:32
Nesër zgjedhjet në Serbi, deputeti shqiptar: Jemi gati!

Shaip Kamberi, një ndër deputetët e paktë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë është shprehur gati për mbajtjen e zgjedhjeve atje.

22:18
Rusët sulmojnë aeroportin ushtarak dhe depon e naftës pranë Myrhorod

Një sulm ajror rus dëmtoi një pistë aeroporti dhe një depo karburanti pranë qytetit të Myrhorod në rajonin qendror-lindor të Poltava të Ukrainës sot, tha guvernatori Dmytro Lunin në një postim në internet. 

22:05
Nata e parë e qetë në Çernihiv që prej muajit shkurt

Qyteti verior i Çernihivit, të premten pati natën e parë të qetë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, tha për BBC-në nënkryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Lomako.

21:58
Itali/ 129 vdekje dhe mbi 70 mijë raste me COVID në 24 orët e fundit

Italia raportoi të shtunën 70,803 raste me COVID-19, kundrejt 74,350 një ditë më parë, tha Ministria e Shëndetësisë, derisa numri i vdekjeve ra nga 154 në 129.

21:44
Këngëtarja Annie Lennox, 67 vjeçe, poston foton e guximshme pas shakave së komentuesve se ‘nuk njihej më’ (fotot)

Kantautorja legjendare skoceze Annie Lennox ka shpërndarë së fundmi një foto të vetes me komentin ‘aging but still raging’ (Duke u moshuar,por ende e tërbuar), pas famës që mori në rrjetet sociale një meme që kishte në qendër faktin se ajo nuk njihej më prej viteve të famës.

21:32
Boçi kundër Berishës për Presidentin: Asnjë vendim pa pyetur Grupin Parlamentar

Luciano Boçi është një tjetër deputet ndër radhët e demokratëve që rreshtohet kundër Berishës, lidhur me çështjen e Presidentit të ri të vendit.

21:27
Nuk ka fitues në Kukësi-Tirana/ Egnatia fiton sfidën për mbijetesë ndaj Dinamos

Java përmbyllëse e fazës së tretë të Abissnet Superiores nisi me supersfidën mes Kukësit dhe Tiranës të luajtur në Egnatia Arena në Rrogozhinë.

21:24
Vrasësi famëkeq i mafias së New York arratiset nga burgu në moshën 64 vjeçare (fotot)

Dominic Taddeo vrasësi me pagesë i viteve 1980-të i dënuar në 1992, është arratisur nga burgu pasi ishte transferuar në një impjant të sigurisë së mesme.

21:20
Protesta kundër rusëve/ Rrugët në Bucha shndërrohen në varreza

Në disa qytete në Ukrainë ku ka prezencë të ushtrisë ruse kanë nisur protestat, por që janë ndeshur në dhunën e ushtrisë ruse e cila mësohet se në qytetin Enerhodar ka qëlluar mbi turmën dhe më pas ka arrestuar protestuesit.

21:15
Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ndodhi këtë mbrëmje në aksin Tepelenë-Gjirokastër.

21:12
Kremlini: Bisedimet me Ukrainën s’ janë të lehta, e rëndësishme është që vijojnë

“Bisedimet e Rusisë me Ukrainën nuk kanë qenë të lehta, por gjëja kryesore është se ato po vazhdojnë”, citoi agjencia e lajmeve RIA të ketë thënë sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

20:53
Nis muaji i Ramazanit/ Dita e parë e muajit të shenjtë të Islamit

Me faljen e orarit të Darkës apo Jacisë siç njihet ndryshe, të ditës së premte, kemi hyrë zyrtarisht në muajin e madhërishëm të Ramazanit.

20:40
A pati të shtëna në Elbasan? Policia sqaron ngjarjen: U arrestua një person me armë, por …

Policia e Elbasanit gjatë një operacioni në bashkëpunim me FNSH-në  ka kapur një person me armë këtë të shtunë tek stacioni i trenit në Elbasan.

20:36
Blegtoria do më shumë para/ Për një stan me 200 dhi subvencion më pak se 2 mijë euro

Dritan Bardhi ka 30 vjet që merret me blegtori. Në stanin e ne fshatin Menik pranë Tiranës, 44-vjeçari mbarështron 180 dhi dhe keca.

20:34
Mumbai mirëpret vitin e ri Hindu me këngë, vallëzime e kostume tradicionale (fotot)

Turma të mëdha ishin mbledhur sot në rrugët e Mumbai për paradën tradicionale që shënon Vitin e Ri në shtetin perëndimor Marashtra.

20:18
Moti me reshje vazhdon edhe javës tjetër/ Në veri e veriperëndim do bien 170 milimetra shi

Situata e motit gjatë ditës së shtunë është përkeqësuar kryesisht në zonat verilindore.

20:11
Burg për drejtorin e shkollës/ U arrestua me akuzën se ngacmoi një nxënëse

“E nesërmja nuk dihet, por jeto të sotmen se më se gjen” njëjtë si një status i tij në Facebook, ndryshoi jeta e Rrahman Çelës.

20:04
Këshillim apo imponim?“Të dëgjojmë njëri-tjetrin”, apo qeverinë? Specialistët, skeptikë

Procesi i Këshillimit kombëtar përfundoi të enjten e fundit marsit.

19:58
Ukrainasit rimarrin të gjithë rajonin e Kievit

Zëvendësministria e Mbrojtjes i Ukrainës, Hanna Malyar tha se forcat e vendit kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit.

19:56
Një president pa votat e PD? Dy grupime nga opozita mund të votojnë kreun e ri të shtetit

Sali Berisha duhet të ishte i qetë. Fitoi në 6 mars, fitoi në gjykatë dhe u fut në mbledhje të grupit kuvendor.

19:43
Besimtarët në Gaza nisin muajin e shenjtë të Ramazanit (fotot)

Besimtarët palestinezë kryenin sot lutjen e parë në xhaminë e Al-Khalidi në Gaza City teksa nisin muajin e shenjtë agjërues të Ramazanit.

19:16
Humb jetën i burgosuri në Shën Koll, dyshohet arrest kardiak

I dënuari për vrasje të mbetur në tentativë në familje vitin 2015, Besnik Spaho, ndërroi jetë këtë të premte në burgun e Shën Kollit.

19:13
Filma të dubluar në gjuhën ukrainase, polakët gjejnë mënyrën e argëtimit për refugjatët

Një operator kinemaje në Poloni ka shfaqur filma të dubluar në gjuhën ukrainase që refugjatët të kenë mundësi ti shohin.

19:08
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: 4217 të evakuuar sot nga zonat e luftës

Një total prej 4,217 personash u evakuuan të shtunën nga zonat në Ukrainë në vijën e parë të luftës së saj me Rusinë, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në televizionin kombëtar.

19:03
Eriksen me shokë tronditin Chelsea-n, Broja sërish “thatë”, Man. City rimerr kreun

Pas 5 fitoreve radhazi, Chelsea merr një goditje të rëndë brenda në “Stamford Bridge”, aty ku u mposht me përmbysje, me rezultatin e thellë 1-4 nga Brentfordi i udhëhequr nga Christian Eriksen.

18:59
Kombëtarja shqiptare e vajzave / Ndeshjet ndaj Belgjikës dhe Armenisë, Grima: Kemi skuadër të mirë

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të nisë nga dita e nesërme grumbullimin në Durrës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese ndaj Belgjikës e Armenisë, të vlefshme për Kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

18:56
Balaj vjen nga stoli dhe gjen golin, festa e parë për shkodranin në Turqi

Bekim Balaj shënoi golin e parë në Ligën e Parë turke teksa në minutën e 77-të gjeti rrugën e rrjetës për Bolusporin në ndeshjen ndaj Manisës.

18:49
Tanket e shkatërruara ruse pushtojnë rrugët e Kievit (Fotot)

Rrugët dhe qytetet në Ukrainë janë të mbushura me pasojat e luftës 38-të ditore.

18:48
Dinamo në krizë, Egnatia e mposht në sfidën direkte për mbijetesën

Egnatia ka mundur Dinamon në transfertë me rezultatin 0-2, në një takim që e dominoi thuajse të gjithin.

18:35
Bie nga tarraca ku po punonte, ndërron jetë 67-vjeçarja në Tiranë

Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të shtunë, pasi ra nga tarraca e banesës ku po punonte.

18:29
Trafikanti kapet brenda kufirit të SHBA me 76 emigrantë të ngjeshur brenda kamionit (fotot)

Zyrtarët kufitarë të Texas kapën dje një burrë që po trafikonte 76 emigrantë në karrocerinë e kamionit të tij, teksa kriza e emigracionit në kufirin jugor të SHBA vijon të përkeqësohet.

18:28
Presidenti ukrainas: Trupat ruse po lënë mina gjatë tërheqjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar ushtarët rusë se po lënë mina gjatë tërheqjes në zonat në veri të Ukrainës.

18:20
Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit/ 16 pacientë në spital, një në gjendje më të rënduar

64 qytetarë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke e çuar në 503 numrin e rasteve aktive në vendin tonë.

18:11
“Në kopshtet e Ukrainës tashmë ka varre të njerëzve të pafajshëm!”/ Videoja rrëqethëse

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka publikuar një video rrëqethëse të situatës në Ukrainë, ku një banor vendas është detyruar të hapë varre për të vrarët.

18:03
Reshje dëbore edhe në juglindje, qarkullimi vijon pa probleme

Në juglindje të vendit nuk kanë munguar reshjet e borës. Në lartësinë mbi 1000 metra trashësia ka shkuar deri në 10 cm.

17:59
Trupat ukrainase rimarrin mbi 30 vendbanime në rajonin e Kievit

Më shumë se 30 vendbanime rreth kryeqytetit të Ukrainës janë marrë përsëri nga ukrainasit, tha këshilltari presidencial ukrainas. 

17:57
Flamuri i Ukrainës valëvitet sërish në Çernobil

Dita e 38-të e luftës solli një lajm të mirë për qytetarët ukrainas, pasi flamuri kombëtar i tyre u valvit sërish sot mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit.

17:56
Momenti i shuplakës së aktorit Will Smith në “Oscars 2022” kthehet në parodi, videoja e të riut po bën xhiron e botës

Artisti afrikan i njohur si “The Kiffness” është i njohur në rrjete sociale për paroditë që ai krijon.

17:53
Kamera e shoferit tregon policin që e qëllon me shock-elektrik pas ndalesës së trafikut në SHBA (VIDEO)

Prokuroria lokale e Tennessee, SHBA ka bërë thirrje për hetime pas nje incidenti te rende mes policit Evan Driskill dhe drejtuesit të automjetet Delane Gordon, ku ky i fundit duket se është keqtrajtuar nga oficeri që rrjedhimisht e qëlloi me armën paralizuese të rrymës elektrike.

17:36
Çfarë po ndodh?! Gruaja shtatzënë në spitalin e bombarduar të Mariupolit shfaqet në mediat ruse (Video)

Gruaja shtatzënë, në spitalin e bombarduar të Mariupolit, fotoja e së cilës u bë virale në të gjithë botën, është shfaqur në mediat ruse.

17:32
Protestë kundër luftës në Ukrainë, arrestohen mbi 170 qytetarë rusë

Policia ruse ka arrestuar këtë të shtunë 176 persona, të cilët protestuan në Moskë kundër pushtimit të Ukrainës.

17:28
Të dielën autobusët pritet të evakuojnë 500 persona nga Mariupoli

Qindra qytetarë ukrainas të bllokuar në Mariupol, pritet të largohen nga qyteti të dielën me disa autobusë.

17:23
Ukraina: Rusia po përdor pengjet civile si mburojë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për rrëmbimin e civilëve dhe përdorimin e tyre si “mburoja njerëzore” për të mbrojtur kolonat ushtarake.

17:23
Zjarri i tmerrshëm shkatërron tregun vital të kryeqytetit të Somaliland (foto-video)

Rezidentët e kryeqytetit të Somaliland, Hargeisa, rajoni autonom në Bririn e Afrikës, u zgjuan sot në skena shkatërrimtare pas një zjarri që përfshiu tregun kryesor të qytetit gjatë natës.

17:13
Zonat e Ukrainës Lindore përballen me mungesë uji

Donetsk, Makeyevka dhe qytete të tjera të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore po luftojnë me mungesë të madhe uji.

16:56
Dëborë në prill! Bulqiza vesh “mantelin e bardhë” edhe në pranverë (Pamjet)

Edhe pse jemi në muajin prill, zyrtarisht në pranverë, qyteti verior i Bulqizës sërish ka veshur “mantelin e bardhë”.

16:55
Google bllokon mediat shtetërore ruse ‘RT’ e ‘Sputnik’ nga rrjetet kryesore të internetit (fotot)

‘Google Europe’ tha dje se ka bllokuar në YouTube dhe rrjete të tjera kanalet kryesore pro-Kremlinit, RT e Sputnik mes pushtimit rus të Ukrainës.

16:48
Sërish një dedikim, Donaldi tregon tatuazhin e tij më të ri, ja për kë është (Foto)

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj zbuloi tatuazhin e tij më të ri me anë të një InstaStory.

16:38
Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare: Duhet të lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar për Putin

Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha se një urdhër-arresti ndërkombëtar duhet të lëshohet për presidentin rus, Vladimir Putin.

16:32
Aksident tragjik në Itali/ Ndërrojnë jetë dy vëllezërit shqiptarë, njëri prej tyre do të bëhej baba për herë të tretë (Pamjet)

Një aksident tragjik ndodhi zonën e Chessas në Itali, ku humbën jetën dy vëllezër shqiptarë.

16:32
Polici britanik dërgohet në qeli pasi kapet ‘në intimitet me veten’ në park (video-fotot)

Një oficer policie në detyrë është arrestuar në Britani si i dyshuar me shkelje të moralit publik pasi ishte xhiruar duke kryer një akt seksual në stolin e një parku.

16:18
Fotot/ Forcat ukrainase mbërrijnë në qytetin e çliruar nga rusët

Trupat ukrainase kanë mbërritur në qytetin e çliruar nga rusët, Nova Basan, në rajonin e Chernihiv.