Atmosferë e jashtëzakonshme në Newcastle, pritet të ngjitet në ring “The Albanian King”

02/04/2022 22:48

Florian Marku gati të ngjitet në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle për të mbrojtur titullin kampion “International welterweight” në versionin IBF, që e ka fituar 25 shtatorin e kaluar ndaj ukrainasit Maxim Prodan në “Tottenham Hotspur Stadium”.

“The Albanian King” do të përballet me kampionin britanik Chris Jenkins në prani të rreth 3500 spektatorëve, mes të cilëve do të ketë shumë shqiptarë.

“U bëra i njohur kur ndeshesha në MMA dhe publiku më do e më mbështet shumë, teksa më quan edhe “mbreti shqiptar”. Nuk e dija që kishte kaq shumë shqiptarë këtu në Angli, por e mësova kur erdha të ndeshem këtu. Dy ndeshjet e para në Londër, i shita vetë të gjithë biletat dhe mbështetja e publikut shqiptar është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua”, deklaroi boksieri shqiptar para duelit për BBC./Super Sport

Top Channel