Trump emëron Jay Clayton si drejtues i Inteligjencës Artificiale: Do të udhëheqë një task-forcë që brenda 120 ditëve do të paraqesë rreziqet 04/10 10:12
Një sulm ajror rus dëmtoi një pistë aeroporti dhe një depo karburanti pranë qytetit të Myrhorod në rajonin qendror-lindor të Poltava të Ukrainës sot, tha guvernatori Dmytro Lunin në një postim në internet.
Këtë e ka konfirmuar edhe ushtria ruse. Ushtria ruse tha këtë të shtunë se ka sulmuar një aeroport ushtarak në rajonin Poltava të Ukrainës.
Helikopterë luftarakë dhe avionë u shkatërruan, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se janë goditur edhe depo të karburantit dhe armëve, makina të blinduara e municione.
Top Channel