Moti i paqëndrueshëm në Elbasan, ja në cilat segmente ka prani inertesh

03/04/2022 10:52

Moti i paqëndrueshëm vijon në qarkun e Elbasanit, që shoqërohet me reshje shiu dhe dëbore.

Nuk ka probleme në akset rrugore nacionale, të cilat janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.

Në disa segmente të Elbasan – Qafë Thanë, Librazhd – Sterblevë, Gramsh – Moglicë ka pasur prani inertesh, por në sasi të vogël.

Në segmentin Steblevë-Klenjë, kemi prani dëbore deri në 15 cm trashësi. Aksi është i kalueshëm për mjetet.

Sa i përket furnizimit me energji, është i plotë përvec fiderit të Njësisë Administrative Tregan bashkia Elbasan që ka probleme.

Top Channel