Çifti i bashkëshortëve u dhunua me sende të forta/ “Mbylle gojën, mos bërtit”, Skënder Nika rrëfen tmerrin: Ishin 5-6 persona të maskuar, me armë dhe… Gjatë natës, në qarkun e Korçës kanë vijuar reshjet e shiut dhe të dëborës.
Trashësia e dëborës varion nga 5 në 20 cm ndërsa gjatë natës është punuar nga kontraktorët për mirëmbajtje dimërore me pastrime dhe kriposje. Të angazhuara në punë janë edhe 6 mjete borëpastruese.
Qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si: Korçë – Ersekë – Leskovik; Korçë – Dardhë dhe Korçë – Voskopojë, kryhet pa probleme dimërore.
Aktualisht temperaturat mesatare janë -1 gradë dhe moti është pjesërisht i vrenjtur.
Nisur nga parashikimet për reshje shiu dhe dëbore edhe gjatë ditës, do vijohet mirëmbajtja nga kontraktorët.
Top Channel