Një e moshuar ka rënë nga kati i tretë i pallatit në Vlorë.

Forcat blu bëjnë me dije se 80-vjeçarja e identifikuar si Gj.S., ka rënë nga kati i tretë i një pallati në lagjen “Pavarësia”.

Ajo ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Nga i njëjti pallat ku ra e moshuara, pesë muaj më parë ndodhi një tragjedi. Nëna 30-vjecare u hodh së bashku me fëmijën 1 vjec dhe të dy humbën jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 26 nëntorit 2021. Nëna e re me fëmijën në krah u hodh nga kati i pestë i pallatit.

Pamela Mërtiri humbi jetën menjëherë ndërsa i biri 1 vjeç u nda nga jeta më vonë në spital. Viktima 34 vjeçare nuk ishte banore e pallatit, por mesa duket hyri në godinë me qëllimin për tu hedhur nga sheshpushimi i një kati.

Një fqinj që po parkonte makinën e ka ndihmuar i pari duke marrë në krahë fëmijën që ishte ende gjallë, por nuk i mbijetoi plagëve të rënda.

Viktima me profesion farmaciste nga Tirana kishte shkuar në Vlorë te prindërit. Sipas fqinjëve ajo jetonte prej pak kohësh atje pasi kishte probleme me bashkëshortin. Pallati i prindërve ndodhet pas godinës ku e reja hipi për t’i dhënë fund jetës.

Top Channel