Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, tre të plagosur

02/04/2022 21:15

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ndodhi këtë mbrëmje në aksin Tepelenë-Gjirokastër.

Në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, pranë lagjes “Gërhot”, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u  transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, si dhe kanë marrë dëmtime të lehta 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet. Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia mbi normë e mjetit.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:35, në rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Gërhot”, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetsin E. D., rreth 20 vjeç, banues në Gjirokastër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u  transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, si dhe kanë marrë dëmtime të lehta 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

Top Channel