Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të shtunë, pasi ra nga tarraca e banesës ku po punonte.

Rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se ajo ka rënë aksidentalisht dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel