Ditën e sotme mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd.

Serbët e fshatit Pasajn të Komunës së Parteshit bëhen gati për nisje në Serbi, për të votuar. Janë krijuar radhë në pikën kufitare në Muçibabë.

Votuesit në Serbi votojnë për zgjedhjet presidenciale, me presidentin populist Aleksandar Vuçiç, i cili mund të fitojë një mandat tjetër pesëvjeçar në krye të shtetit.

Po ashtu do të votohet për zgjedhjet parlamentare, në të cilat, Partia Përparimtare Serbe (SNS) po ashtu pritet të dominojë. Njëkohësisht po mbahen zgjedhjet lokale për disa komuna, përfshirë edhe për kryeqytetin serb, Beogradin.

Në zgjedhjet parlamentare serbe marrin pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.

Top Channel