Google bllokon mediat shtetërore ruse ‘RT’ e ‘Sputnik’ nga rrjetet kryesore të internetit (fotot)

02/04/2022 16:55

‘Google Europe’ tha dje se ka bllokuar në YouTube dhe rrjete të tjera kanalet kryesore pro-Kremlinit, RT e Sputnik mes pushtimit rus të Ukrainës.

Google, pronare e YouTube, tha në një koment për agjencinë Reuters se ka hequr rrjetet shtetërore ruse të informacionit nga mjetet e kërkimit në rrjet.

Kent Walker, kreu i Google për çështjet globale, tha në një koment  se me rastin e krizës “po merren masa të jashtëzakonshme  për të ndaluar dezinformacionin online.”

Lëvizja vjen pas aprovimit nga Komisioni Evropian  të sanksioneve ndaj rrjeteve ruse me audiencë në Britani, Gjermani e Francë, në gjuhët anglisht dhe spanjisht, për tregjet mediatike evropiane.

Kryetarja e KE Ursula von der Leyen tha më herët se rrjetet RT e Sputnik “janë pjesë e makinerisë së medias së Kremlinit,” prandaj BE do të ndalojë informacionin e tyre “dezinformues në Evropë.”

Mediat ruse i kanë quajtur kufizimet e fundit ‘censurë e pajustifikuar’.

“Bllokimet janë vetëm një kthesë e ashpër në sulmin ndaj parimeve themelore të demokracisë siç është liria e shtypit”, thuhej në një deklaratë të Sputnik.

YouTube nuk pranonte të specifikonte se cilët kanale ka ndaluar në të gjithë votën dhe nëse do të rikthente përmbajtjet.

FOTO GALERI
1/3
‘Google Europe’ tha dje se ka bllokuar në YouTube dhe rrjete të tjera kanalet kryesore pro-Kremlinit, si RT e Sputnik

Top Channel