Marrëveshja SHBA-Iran, teksti i plotë prej 14 pikash. Teherani merr 300 mld dollarë, por zotohet se nuk do të prodhojë armë bërthamore
‘Google Europe’ tha dje se ka bllokuar në YouTube dhe rrjete të tjera kanalet kryesore pro-Kremlinit, RT e Sputnik mes pushtimit rus të Ukrainës.
Google, pronare e YouTube, tha në një koment për agjencinë Reuters se ka hequr rrjetet shtetërore ruse të informacionit nga mjetet e kërkimit në rrjet.
Kent Walker, kreu i Google për çështjet globale, tha në një koment se me rastin e krizës “po merren masa të jashtëzakonshme për të ndaluar dezinformacionin online.”
Lëvizja vjen pas aprovimit nga Komisioni Evropian të sanksioneve ndaj rrjeteve ruse me audiencë në Britani, Gjermani e Francë, në gjuhët anglisht dhe spanjisht, për tregjet mediatike evropiane.
Kryetarja e KE Ursula von der Leyen tha më herët se rrjetet RT e Sputnik “janë pjesë e makinerisë së medias së Kremlinit,” prandaj BE do të ndalojë informacionin e tyre “dezinformues në Evropë.”
Mediat ruse i kanë quajtur kufizimet e fundit ‘censurë e pajustifikuar’.
“Bllokimet janë vetëm një kthesë e ashpër në sulmin ndaj parimeve themelore të demokracisë siç është liria e shtypit”, thuhej në një deklaratë të Sputnik.
YouTube nuk pranonte të specifikonte se cilët kanale ka ndaluar në të gjithë votën dhe nëse do të rikthente përmbajtjet.
Top Channel