“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: Duan informacione për instalime ushtarake
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza penale ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të FBI-së, Nikki Floris dhe Bradley Benavides, të cilët dyshohen se kanë gënjyer Kongresin për rolin e tyre në hetimet që lidhen me Hunter Biden, djalin e ish-presidentit amerikan Joe Biden.
Sipas dokumenteve gjyqësore të bëra publike më 23 tetor 2026, të dy ish-zyrtarët akuzohen se kanë dhënë deklarata të rreme gjatë dëshmive para Komisionit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2023. Ata janë paraqitur para gjykatës federale në Uashington, pasi janë dorëzuar te autoritetet.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, Floris dhe Benavides kishin deklaruar se grupi i posaçëm i FBI-së për ndikimin e huaj, i njohur si Foreign Influence Task Force (FITF), nuk ishte përfshirë në hetimet për Hunter Biden.
Nikki Floris, e cila drejtoi këtë grup si zëvendësdrejtore e FBI-së nga mesi i vitit 2019 deri në mesin e vitit 2022, dyshohet se ka deklaruar para Kongresit se nuk kishte marrë pjesë në diskutime lidhur me Hunter Biden gjatë kohës që drejtonte njësinë.
Ndërsa Bradley Benavides, ish-drejtues i një sektori të këtij grupi, kishte dëshmuar se kishte mësuar për ekzistencën e laptopit të Hunter Biden vetëm në vitin 2023, nga një artikull në Wikipedia.
Prokurorët pretendojnë se dokumentet, komunikimet e kohës dhe dëshmitë e personave të tjerë kundërshtojnë deklaratat e tyre. Hetimet lidhen me veprimtarinë e FBI-së përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2020.
Drejtuesja e Prokurorisë Federale në Uashington, Jeanine Ferris Pirro, deklaroi se zyrtarët që gënjejnë Kongresin duhet të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht pozicionit që kanë pasur në institucionet shtetërore.
Çështja vjen në një klimë të tensionuar politike në SHBA, pak ditë përpara zgjedhjeve të mesmandatit, të planifikuara për 3 nëntor 2026.
Top Channel