Tjetër mbrëmje e qetë në Tiranë, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Ronela Hajati, ka komentuar pak edhe situatën që ndodhet Shqipëria së fundi.
E pyetur nga Luiz Ejlli se çfarë do të bënte po të ishte kryeministre, këngëtarja e njohur u përgjigj se do të rriste pensionet dhe pagat.
“Do rrisja pensionet. Ajo nëna ime ka qenë mësuese e mrekullueshme, ka edukuar breza e breza dhe nuk merr as 200 mijë lekë, turp e faqja e zezë. Do rrisja rrogat. Nuk merrem me politikë dhe larg qoftë të merrem, politika të ndyn dhe më i ndershmi të jesh. Fatkeqësisht ne kemi politikë më të ndyrë seç është e ndyra në libra. Një gjë tjetër që mund të nxisja dhe kemi bërë gabim, shumë nga ne ka ikur nga ky vend. Po të ishim 8 milionë këtu në Shqipëri, shumë gjëra ndoshta nuk do ndodhnin. Mund të zëvendësonim personat që na kanë bërë keq. Unë e dua shumë Shqipërinë. Kjo është një temë shumë delikate, që siç thuhet rëndomë “ha debat”. Unë të them të drejtën s’më intereson kush parti vjen, s’jam as e majtë e as e djathtë. As emrin e presidentin nuk e dija. Kam një lloj profesioni që këngët e mia mi dëgjon populli, e kjo më intereson. Këtu te ne ka një hendek shumë të madh mes njerëzve që kanë miliona dhe njerëzve që janë në skamje. E nëse do ishte ndryshe, askush nuk do të ikte nga këtu”, u shpreh artistja.
Kur u pyet nga Luiz Ejlli nëse po i referohet ngjarjeve të fundit në Shqipëri, Ronela tha se “është situatë më delikate”.
“Unë jam me popullin, ça t’u bëhet atyre mirë. Në momentin e parë që dëgjoj dikë që thotë ‘ia del’, se më shumë thonë ‘nuk ia del’”, tha këngëtarja.
Top Channel