Trafikanti kapet brenda kufirit të SHBA me 76 emigrantë të ngjeshur brenda kamionit (fotot)

02/04/2022 18:29

Zyrtarët kufitarë të Texas kapën dje një burrë që po trafikonte 76 emigrantë në karrocerinë e kamionit të tij, teksa kriza e emigracionit në kufirin jugor të SHBA vijon të përkeqësohet.

Autoritetet në Texas ndaluan shoferin nga Honduras që kishte hyrë ilegalisht në vend, shkruante rrjeti FOX News.

Prapa kamionit të tij u gjetën dhjetra burra të ngjeshur poshtë një plasmasi blu që mbulonte mjetin dhe shërbente si një çati e improvizuar, tregonin pamjet e policisë.

Shoferi i paemëruar ishte gjithashtu në zotëri të drogave si metamfetaminë dhe kishte precedentë për droga dhe zotërim armësh.

Zyrtarët kufitarë thanë se kapja vjen në një kohë rritjeje të numrit të emigrantëve që tentojnë kalimin në SHBA pas anullimit nga administrata Biden të politikës së njohur si “Titulli 42”, e cila përdorej për dëbimin e shpejtë të emigrantëve gjatë kohës së pandemisë.

“Presim të kemi shumë punë,” tha një oficer i rojës kufitare te SHBA për Fox News.

FOTO GALERI
1/4
Zyrtarët kufitarë të Texas kapën dje një burrë që po trafikonte 76 emigrantë në karrocerinë e kamionit të tij

Top Channel