Zjarri i tmerrshëm shkatërron tregun vital të kryeqytetit të Somaliland (foto-video)

02/04/2022 17:23

Rezidentët e kryeqytetit të Somaliland, Hargeisa, rajoni autonom në Bririn e Afrikës, u zgjuan sot në skena shkatërrimtare pas një zjarri që përfshiu tregun kryesor të qytetit gjatë natës.

Flakët shkatërruan qindra biznese në tregun e ngjeshur teksa zjarrfikësit përpiqeshin të vinin zjarrin nën kontroll.

Deri tani zjarri duket se nuk ka vrarë asnjë por janë raportuar 28 të plagosur.

Aksidenti është një pengesë serioze për qytetin me 1.2 milionë, kryeqytet i republikës së Somaliland, e pa njohur ndërkombetarisht.

Somaliland është ndarë 30 vjet më parë nga Somalia, dhe kryesisht i ka shpëtuar dhunës e kaosit që ka sunduar fqinjin e saj.

Zjarri i nisur të premten vonë u vu nën kontroll vetëm mëngjesin e të shtunës, raportonte agjencia vendase Efe, ndërsa shkaqet e tij ende nuk dihen.


“Qyteti ynë nuk kishte parë një katastrofë të tillë më parë,” tha kryebashkiaku Abdikarim Ahmed Moge.

“Ky vend është qendra ekonomike e Hargeisa dhe megjithse zjarrfikësit punuan shumë për të vënë flakët nënë kontroll, tregu është shkatërruar”, shtoi ai për ngjarjen e pazakontë.

Duke reaguar për lajmin në ish-protektoratin britanik, kryeministri Boris Johnson shkruante se “jam i trishtuar të shoh këtë shkatërrim në tregun që ishte qendra ekonomike e qytetit”.

Tregtari Bashi Ali tha për rrjetin AFP se zotëronte disa biznese në treg dhe të gjitha ishin kthyer në hi. “Ajo që mund të mësojmë është që herën tjetër të planifikojmë më mirë ndërtimin,” tha ai.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel