Reshjet e dëborës në veri të vendit, prej mbrëmjes së kaluar nuk ka energji elektrike në Lëpushë dhe Vermosh

03/04/2022 11:04

Reshjet e dëbores janë rikthyer në veri të vendit.

Në Lëpushë dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe ka mbi 30 centimetër dëborë ndërsa të dy zonat janë pa energji elektrike që prej mbrëmjes se kaluar.

Reshjet e dëborës kanë përfshire edhe Thethin dhe zonat e Pukës dhe Fushë Arrëzit por pa shkaktuar probleme.

Top Channel