“E nesërmja nuk dihet, por jeto të sotmen se më se gjen” njëjtë si një status i tij në Facebook, ndryshoi jeta e Rrahman Çelës.

Nga drejtor i një shkolle 9-vjeçare në Lushnjë ku po në rrjete sociale i shprehte dashurinë nxënësve që i quante vogëlushët e tij, këtë të shtunë përfundon në pranga me akuzën për ngacmim seksual. 55 vjeçarit ju caktua nga Gjykata e Lushnjës burg pa afat deri në mbledhje të provave e hetimit të plotë të ngjarjes ku akuzohet për ngacmimin seksual të nxënëses së tij 15-vjeçare.

Babai i vajzës, Reshati në një bisedë telefonike na tregon se çfarë ka biseduar me vajzën.

Gazetarja: Çfarë i bëri drejtori vajzës?

Babai i vajzës: Po se di dhe aq mirë unë o ti.

Gazetarja: Po çfarë të ka thënë vajza?

Babai i Vajzës: Vajza më tha që tentoi drejtori të më puthte. “Dhe unë ika me vrap”- më tha tek shkolla.

Gazetarja: Në sy të nxënësve?

Babai i Vajzës: Jo kanë qenë vetëm.

Gazetarja: Në drejtori?

Babai i Vajzës:Po…. Jo jo te klasa e vet, dhe ka dalë përjashta në pushim të gjatë, edhe vetë kaq më ka treguar nuk me ka thënë gjëra të tjera më.

Gazetarja: Drejtori është problematik, ka qenë më përpara?

Babai i Vajzës: S’ka pasur probleme, ku di un s’kam kuptuar gjë fare.

Të nesërmen vajta tek arsimi për ta hequr nga shkolla, për ta sjellë këtu, dhe pastaj vajta tek psikologia e bashkisë, sepse e këshilloja çdo javë nganjëherë, ka pasur disa probleme me një fjalë.

Gazetarja: Çfarë problemesh?

Babai i Vajzës: Ankthe, gjëra e kshu. I merrej fryma. Jam i divorcuar ka 5 vite.

Gazetarja: Po ish bashkëshortja juaj ku është?

Babai i vajzës: Ajo jeton në Itali. Kështu thotë por nuk e dimë vendin është.

Nga ana tjetër, zbulojmë se vajza vijon normalisht shkollën teksa është transferuar në një institucion tjetër arsimor një lagje më tej shtëpisë.

“Kemi bërë këshillim”, tha psikologia.

-Pastaj ka vijuar mësimin?

“Po normal. “

-Është në gjendje të vijojë mësimin vajza edhe pas një ngacmimi seksual?

Po në rregull është vajza. Në rregull është….

U interesuam edhe në shkollën ku 15-vjeçarja arsimohej prej 9 vitesh, por mësuesit zgjodhën të heshtnin.

Edhe zyra vendore arsimore Lushnjë si dhe Ministria e Arsimit distancohen nga ngjarja.

Ndërsa komshinjtë, banorët e fshatit tregojnë një anë tjetër të kësaj historie. Teksa mësohet se  e ëma nuk është pranë 15- vjeçares pasi prindërit i janë divorcuar prej 5 vitesh dhe ajo është larguar në Itali.

“Vajza mori dy çanta plot e më tha mua do më çosh deri në Lushnjë se do iki. E gjithë rrëmuja ndodhi se erdhi e ëma para 1 muaji. Ka dashur t’i marr me azil”, thanë ata.

Top Channel