Çifti i bashkëshortëve u dhunua me sende të forta/ “Mbylle gojën, mos bërtit”, Skënder Nika rrëfen tmerrin: Ishin 5-6 persona të maskuar, me armë dhe… Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz.
Rreth orës 08:30, shoferi i mjetit i identifikuar si A.B., humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja e identifikuar si Z. D., 82 vjeçe, e cila ishte gjyshja e dy fëmijëve të mitur që po udhëtonin në mjet. Ata mbetën të plagosur së bashku me drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin e identifikuar si G. D., 37 vjeç. Ata ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.
Paraprakisht bëhet e ditur se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe lëvizja me shpejtësi.
Top Channel