Shaip Kamberi, një ndër deputetët e paktë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë është shprehur gati për mbajtjen e zgjedhjeve atje.

Përmes një fotoje në Facebook, ai shfaqet i buzëqeshur me mbështetësit e tij.

Për dy vite, Kamberi në Kuvendin serb ai ngriti në diskutim çështje problematike me të cilat përballeshin shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kamberi po kandidon përsëri për karrigen në parlamentin e Serbisë. Ai tha se do të shtyjë përpara çështje të rëndësishme për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bojanocit.

Synim i tij mbetet edhe bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës, sidomos për përfshirje në marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

Nesër, më tre prill në Serbi votohet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa për herë të parë në dekadën e fundit ato nuk mbahen në territorin e Kosovës.

Top Channel