Flamuri i Ukrainës valëvitet sërish në Çernobil

02/04/2022 17:57

Dita e 38-të e luftës solli një lajm të mirë për qytetarët ukrainas, pasi flamuri kombëtar i tyre u valvit sërish sot mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Ata festuan largimin e trupave ruse që kishin pushtuar vendin për javë të tëra. Ky është një lajm pozitiv për Ukrainën pasi rrezikshmëria që mund të vinte nga sulmet në centralin bërthamor do të kishin pasoja fatale.

“Në ceremoninë e ngritjes së flamurit mori pjesë personeli operacional i stacionit, i cili ka siguruar dhe vazhdon të sigurojë sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të objekteve gjatë kushteve të vështira të okupimit”, njoftoi kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom në Telegram.

Kompania shtetërore bërthamore tha se të gjitha forcat ruse janë larguar.

Termocentralet bërthamore kanë qenë objektiv i forcave ruse që nga fillimi i sulmeve në Ukrainë.

Top Channel