“Në kopshtet e Ukrainës tashmë ka varre të njerëzve të pafajshëm!”/ Videoja rrëqethëse

02/04/2022 18:11

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka publikuar një video rrëqethëse të situatës në Ukrainë, ku një banor vendas është detyruar të hapë varre për të vrarët.

Goncharenko tha se burri kishte kultivuar perime në kopshtin e tij në Hostomel, afër Kievit.

Por kur forcat ruse hynë në zonë dhe vranë civilë, deputeti tha se ai kishte vendosur të varroste dy persona që nuk i njihte në tokën e tij, pasi të shtënat që vijonin e kishin bërë të pamundur arritjen në varreza.

“Në kopshtet e Ukrainës, ne kemi varre të njerëzve të pafajshëm“,  tha zoti Goncharenko.

Top Channel