E enjte, 30 Shtator 2021
12:11
Kurti: Serbia kërkon të nxisë luftë, Vuçiçit i “ka mbetur ora” në vitet 1990

“Nuk është Kosova arsyeja e problemeve aktuale, por Serbia dhe president ii saj Aleksandar Vuçiç”, deklaroi kryeministri Albin Kurti, një intervistë për televizonin kroat HRT ku tha se Vuçiç ende mendon dhe flet si të jetë në vitet 1990.

12:09
Paraqitën test COVID të falsifikuar në kufi, nën hetim dy të huajt

Dy shtetas të huaj u vunë nën hetim pasi paraqitën test COVID të falsifikuar në pikën e kalimit kufitar në Tushemisht.

12:08
Po përgatiten për luftë? Arsyeja përse SHBA dhe Kina po kopjojnë tanket e njëri-tjetrit

Në muajin gusht, një model i tankut kinez 99 A, kryesori që Pekini ka në fushëbeteje, u pikas në SHBA.

12:01
Saimir Hoxha shpallet dëshmor/ Për policin e rënë në detyrë vendoset një yll në murin e kujtesës

Në murin e kujtesës së të rënëve në krye të detyrës nga radhët e policisë së shtetit është vendosur një tjetër yll. Ai I takon policit Saimir Hoxha I cili humbi jetën dy ditë më parë. Familjarët e policit ishin së bashku me kolegët e tij në këtë ceremoni.

11:48
Prej dy ditësh e intubuar në Infektiv/ Ndërron jetë gruaja shtatzënë me COVID

Gruaja e prekur me COVID në muajin e katërt të shtatzënisë ka ndërruar jetë ditën e sotme.

11:46
Kontrata e re me Pfizer për 500,760 doza vaksine/ Manastirliu: Arrijmë në 3 milionë doza brenda 2021

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Finanancave për diskutimin e Aktit Normativ “Për miratimin tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normative nr. 3, datë 18.1.2021”, ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, duke e çuar në 3 milionë dozat e vaksinave brenda këtij viti.

11:43
Kompanitë e miellit rritën çmimin e bukës/ Ahmetaj: Kam besim tek Autoriteti i Konkurrencës, janë profesionist

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me rritjen e cmimit të miellit dhe të bukës duke thënë se beson tek Autoriteti i Konkurrencës. Sipas tij, janë profesionist dhe vendimin e kanë marrë pas një investigimi të thellë.

11:41
Ahmetaj: Do rishikojmë buxhetin e shtetit për këtë vit, rritja ekonomike ka sjellë rritje të të ardhurave

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj thotë se buxheti i shtetit i këtij viti do të rishikohet sepse, sipas tij, të ardhurat kanë performuar përtej parashikimit.

11:35
FOTO/ Vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, reagon për herë të parë mamaja e Aldi Ramës

Mamaja e Aldi Ramës , 21 vjeçarit që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale e cila ka postuar një foto të të birit, ndërsa në foton e profilit ka vendosur një shenjë zie.

11:34
Nuk lëshohen më kuponë? Flet ministrja Ibrahimaj: Mund të jetë perceptim, në shifra nuk rezulton!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj i është përgjigur pyetjes për kontrollet që kryhen në biznese për evazionin fiskal duke thënë se nuk rezulton në shifra dukuria e mungesës së faturave apo kuponëve tatimorë.

11:30
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, prezanton vogëlushin Luis (Fotot)

Futbollisti shqiptar, Armando Sadiku është bërë baba për herë të parë.

11:29
Ministrja e Financave: Papunësia ka ardhur në rënie

Në Konferencën e përbashkët të Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kjo e fundit theksoi se papunësia ka ardhur në rënie.

11:24
U kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm në autostradën Milot-Morinë, arrestohen 2 persona

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat kanë rënë në pranga 2 shtetas.

11:21
“Rimëkëmbja, prioritet kryesor”/ Zv.kryeministri Ahmetaj: Ka rritje të ekonomisë me 17.9% në tremujorin e dytë

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka folur për rritjen e ekonomisë gjatë tremujorit të dytë me 17.9% duke thënë se është një trend i shërimit ekonomik. Ahmetaj foli me detaje në lidhje me shifrat e muajve të fundit duke thënë se rimëkëmbja ekonomike mbetet prioritet kryesor për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

11:15
Maratona e Tiranës nis në 17 Tetor dhe ende s’je regjistruar? Ja linku ku mund të bëhesh pjesë e garës

Në 17 Tetor Bashkia e Tiranës zhvillon edicionin e 5-të të Maratonës së Tiranës 2021. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e garës më të rëndësishme të vitit, duhet të regjistrohen online, duke nisur nga sot.

11:07
Durrës/ Sekuestrohen 21 kg kanabis, arrestohen 4 persona. Do shitej në treg për 38.800 euro (EMRAT)

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Porositësit”, si rezultat i së cilit ranë në pranga 4 persona dhe u sekuestruan 21 kg kanabis, që nëse do dilte në treg kapte vlerën e 38.800 euro.

11:05
FOTO/Dalin pamjet kur “mbreti i instagramit”, rrëmbehet me dhunë dhe futet në makinë

Në mediat online është publikuar momenti i rrëmbimit të Kozak Braçit, ose siç njihet ndryshe “mbeti i instagramit”. Siç shihet edhe në foto 4 persona kanë bërë të mundur që të nxjerrin nga taksia e bardhë Braçin e më pas e kanë futur në një makinë të zezë.

10:58
Transporti detar/ Ministrja Balluku: Puna me korridoret e gjelbërat nuk mjafton, duhet të ulim barrierat tregtare!

Në Tiranë është mbajtur konferenca rajonale e transportit detar, organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Autoriteti Portual Durrës dhe Sekretariati i Komunitetit të Transportit.

10:57
“Ka konspiracione që helmojnë mendjen e njerëzve”/ Manastirliu: Po sigurojmë vaksina për t’i paraprirë planeve për dozën e tretë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mori pjesë në Komisionin e Ekonomisë, ku foli për marrëveshjen e Pfizer për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave duke thënë se qeveria shqiptare ka bërë pagesën për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat do të vijnë brenda këtij viti. 

10:29
Nëna e Ronaldos kundër martesës së Cristianos me Georginën, ja arsyeja

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, nuk dëshiron që djali i saj të martohet me partneren aktuale, Georgina Rodriguez, pasi ajo beson se modelja e lindur në Argjentinë ka motive ekonomike për të shkuar në altar.

10:19
Komisioni Hetimor për 25 prillin/ Alibeaj dhe Bardhi depozitojnë sot kërkesën në Kuvend

Kryetari i PD, Lulzim Basha ia ka lënë në dorë nënkryetarit Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

10:15
Sherr me grushta, goditje me sende të forta dhe vjedhje/ Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale. Një 56-vjeçar i identifikuar me inicialet B.U., u arrestua pasi ka goditur me grusht shtetasin B. B, 66 vjeç, i cili ndodhet në spital,  nën kujdesin e mjekëve.

10:07
Fier/ “Trajektorja” çon në pranga dy persona, sekuestrohet kokainë dhe kanabis gati për shitje

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”  ku në pranga kanë rënë dy persona, si dhe u sekuestrua lëndë narkotike cannabis sativa dhe doza me kokainë gati për shitje.

10:00
S’është vetëm Brexit! Peshkatarët, kamionistët dhe punonjësit e linjave ajrore janë në krizë për shkak të bllokimeve të pandemisë

Peshkatarët, kamionistët dhe punonjësit e linjave ajrore thonë se zinxhirët global të furnizimit janë në krizë për shkak të bllokimeve në tregtinë botërore, pasojë kjo e pandemisë së covid-19.

09:50
Spiropali takon udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi: Politikane që inspiroi bashkëkombësit e saj, për të kërkuar demokraci

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

09:42
Lezhë/ Arrestohet 52-vjeçarja, shpallet në kërkim djali dhe bashkëshorti, u kapën duke kultivuar drogë

Policia e Lezhës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike dhe si pasojë ka rënë në pranga një shtetase. Po ashtu janë shpallur  në kërkim bashkëshorti dhe djali i saj.

09:38
Ndalohet makina për kontroll, arrestohet shoferi/ I gjendet një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe fishekë

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi gjatë kontrollit ushtruar në makinën e tij është gjetur  një armë zjarri pistoletë, më krehër me  fishekë.

09:29
Reciprociteti i targave/ Akoma nuk është arritur një marrëveshje, vijojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Edhe pse shefi i delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi është kthyer në Kosovë, burimet brenda Bashkimit Evropian, kanë thënë se të enjten do të vazhdojnë diskutimet me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë dhe se akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje, ndonëse ka pasur përparim për targat e automjeteve.

09:23
Ceremonia e nderimit të Saimir Hoxhës, flet Rama: Shiu i rrëmbyeshëm i thotë më mirë të gjitha fjalët. Ndjej lehtësim kur…

Sot është mbajtur ceremonia e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, për të cilin është vendosur një yll mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit.

09:08
Lideri verikorean shprehet i gatshëm për të kthyer komunikimin me Korenë Jugore

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë se është i gatshëm të rikthejë linjat e komunikimit me Korenë Jugore para fillimit të tetorit, mirëpo vazhdon të refuzojë ofertat e Shteteve të Bashkuara për dialog.

09:06
Aksident në Tiranë, përplasen dy makina. Njëra përfundon pranë Lanës (Pamjet)

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Dy automjete janë përplasur dhe njëra prej mjeteve ka përfunduar lumit të Lanës.

08:54
Arrestohen dy persona në Vlorë/ Njëri u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, tjetri u kap me emigrant të paligjshëm në makinë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet A.V., 57 vjeç u arrestua sepse u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij një emigrant të paligjshëm në vendin e quajtur “Bypass” Himarë.

08:49
Atentati ndaj Edison Begajt për një shpullë, arrestohet Mitri Prifti

Mitri Prifti, 36 vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Edison Begajt, ngjarje e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.

08:38
“Jam i pari që marr kallashin”/ I dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ja e shkuara kriminale e të dënuarit me “arrest shtëpie” që mori pjesë në takimin e Berishës

“Jam i pari që marr kallashin”, ishte komenti i një prej mbështetësve demokratë në takimin e Sali Berishës në Durrës. Bëhet fjalë për Ilir Amedanin, i cili zbukoi se kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” vetëm për të qenë pranë ish kryeministrit.

08:22
Bislimi: Të shtunën tërhiqet Njësia Speciale dhe barrikadat, KFOR-i vendoset në pikat kufitare

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dhënë detaje shtesë rreth takimi të sotëm me palën serbe në Bruksel, në përpjekje për të arritur marrëveshje për qetësimin e situatës në veri.

08:09
Të paktën 116 persona vriten nga përleshjet në burgun e Ekuadorit

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve, pas një beteje në mesin e të burgosurve që ka rezultuar me të paktën 116 persona të vdekur dhe rreth 80 të plagosur.

07:52
Depozitat rriten ndjeshëm në gusht nga bizneset, kursimet arrijnë rekordin e 9.6 miliardë eurove

Kursimet e individëve e bizneseve u rritën me ritme të larta në muajin gusht, duke reflektuar jo vetëm efektet sezonale të lidhura me ardhjen e emigrantëve në verë, por edhe një shtim të ndjeshëm të depozitave të korporatave jo financiare.

07:44
Florida padit administratën Biden mbi politikat e emigracionit

Florida ngriti padi kundër administratës së Presidentit Joe Biden të martën, duke pretenduar se politika e tij e emigracionit është e paligjshme. Guvernatori republikan Ron DeSantis nënshkroi një urdhër që ndalon agjencitë shtetërore të ndihmojnë në zhvendosjen e emigrantëve pa dokumenta të mbërrijnë në shtetin e tij.

07:27
Parashikimi i motit/ Merrni çadrat me vete, reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë në formën e rebesheve.

06:58
Lëngu i qepës/ Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar. Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut. Me siguri, idea e të pirit një lëng të tillë as nuk iu vjen ndërmend por nëse vuani nga problemet me rrugët e frymëmarrjes, ai do të bëhet aleati juaj më i çmuar.

06:32
Shenjat dhe shkaqet e lodhjes kronike, kurat natyrale

Sindroma e lodhjes kronike është një çrregullim që e plogështon njeriun në mënyrë të vazhdueshme. Ndonjëherë, njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë e kanë të pamundur të shpjegojnë se çfarë po ndodh me organizmin e tyre. Deri më tani, nuk ka një kurë të mirëfilltë për sindromën e lodhjes kronike dhe diagnostifikimi i saj është i vështirë.

06:16
Njihuni me vitaminat dhe mineralet më të mira për të filluar ditën

Ekzistojnë lloje të ndryshme të suplementeve, por pyetja që bëjmë shpesh është se cilat janë më të mirat dhe në cilën kohë të ditës duhen marrë? Së pari, ju mund të mos keni nevojë për shtesa të vitaminave ose mineraleve të ndryshme.

05:50
Cilat janë shenjat e demencës/ Zbuloni kur duhet të shkoni tek mjekeu

Disa studime kanë zbuluar se të moshuarit raportojnë mirëqenie më të madhe emocionale dhe më shumë kënaqësi dhe siguri personale. Por në të njëjtën kohë, plakja vjen me shqetësimet e veta, veçanërisht ato shëndetësore.

05:15
Vaji për të trajtuar alergjitë dhe inflamacionin/ Vlerat dhe përdorimet

Shumë njerëz përdorin lloje të ndryshme vajrash ose kremrash, që shërbejnë për të ruajtur bukurinë dhe shëndetin. Mirëpo shumica e produkteve janë të shtrenjta dhe jo të gjithë njerëzit mund t’i përballojnë ato. Lajmi i mirë është se ka edhe alternativa të tjera që mund të ofrojnë përfitime të mëdha për shëndetin tuaj.

03:46
SHBA mund të mbetet pa fonde për të paguar faturat e saj më 18 tetor

Qeveria amerikane ka të ngjarë të mbetet pa fonde për të paguar faturat e saj më 18 tetor, nëse tavani i borxhit të vendit nuk ngrihet, paralajmëroi udhëheqësit e Kongresit të martën drejtuesja e Departamentit të Thesarit Janet Yellen.

03:13
Youtube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinës

YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lidhura me vaksinat kundër COVID-19s.

02:44
Kosova dhe Kroacia shumë shpejt me marrëveshje në fushën e blerjeve ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës së tij në Kroaci, u takua me ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic. Ky i fundit e falënderoi ministrin Mehaj për pranimin e ftesës për pjesëmarrjen në panairin e njohur, ASDA 2021, në qytetin e Splitit të Kroacisë.

02:20
Covid-19/ Rusia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë

Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Sipas autoriteteve në Rusi u raportuan 857 vdekje gjatë 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të viktimave nga Covid-19 në 206 mijë e 388.

01:58
Shkon mbi 693 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 693 076, prej të cilëve 2 435 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

01:47
BE: Mbi 5 miliardë euro ndihmë për vendet anëtare të prekura nga Brexit

Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar zhbllokimin e 5,4 miliardë eurove të fondeve evropiane të urgjencës, për të ndihmuar vendet anëtare më të prekura nga pasojat ekonomike të Brexit, duke filluar me Irlandën dhe Francën.

01:21
​SHBA rreth marrëveshjes së targave: Është bërë përparim, por puna vazhdon. Inkurajojmë palët për dialog

I ngarkuari me punë, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka thënë se pavarësisht raportimeve në media për arritjen e një ujdie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat, negociatat në Bruksel do të vazhdojnë.

00:55
McKennie drejt kalimit në Angli, klubi londinez nis negociatat me Juven

Weston McKennie mund të largohet nga Juventusi pas vetëm një viti e gjysmë në Torino. Mesfushori amerikan nuk po gjen hapësira në formacionin e Maximilliano Allegrit dhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë nisur negociatat me West Hamin në premier League për shitjen e tij.

00:44
Tuchel pas humbjes me Juventus: Ishim të ngadaltë dhe të lodhur

Thomas Tuchel ka deklaruar se Chelsea nuk është dashur të pranojë golin e Juventusit 11 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë dhe se skuadra e tij është dashur të bëjë më shumë në Torino.

00:33
Bonucci tregon prapaskenat: Kam qenë tre herë pranë Man. City-t, ja pse ka dështuar kalimi

Leonardo Bonucci po luan sezonin e tij të 11 me fanellën e Juventusit, ku u transferua në verën e 2010-ës dhe është larguar për vetëm një vit në periudhën 2017-2018, për të provuar një aventurë të pasuksesshme me Milanin.

00:22
Zbulohet tavani i pagave në La Liga, Realit i lejohet 7-fishi i Barçës

Situata ekonomike e Barcelonës ka bërë që të ulet ndjeshëm kuota e destinuar për pagat. Në mars klubi “blaugrana” e kishte nivelin e pagave vjetore plot 347 milionë euro, ndërsa sot ajo shifër është reduktuar në mënyrë drastike deri në 97 milionë euro.

E mërkurë, 29 Shtator 2021
23:59
Champions League/ Chiesa i jep fitoren Juventus-it, Ronaldo shpëton Man United në minutat shtesë

U luajtën ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Uefa Champions League.

23:55
Champions League/ Barcelona në krizë të thellë, mposhtet 3-0 nga Benfica

U luajtën ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Uefa Champions League.

23:36
Top Story/ Dokumentet që zbulojnë gënjeshtrat e Ardi Veliut, çfarë u gjet në mjetet e Grecës dhe Kel Çamit

Të nesërmen e ngjarjes, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardiu Veliu, deklaroi se brenda mjetit nuk u gjetën sende që mund të përdoreshin për blerje votash siç pretendonte opozita.

23:34
Top Story/ “Pashë Arbrin me armë”, shokët rrëfejnë momentet e ekzekutimit të Xhuvanit

“Drejtimi i krismave ishte nga rruga kryesore ku ishin punonjesit e policisë si edhe furgoni i policisë dhe krismat e tjera nga drejtimi i Arbërit. Une kam parë kur kam kthyer kokën shtetasin Arbër Papleka që mbante në dorë nje armë zjarri pistolete, rreth 10 metra larg Arbërit, pashënje person të shtrirë në tokë i cili ishte jo shumë larg meje nga krahu i poshtëm i rrugicës që përkon nga krahu jugor” u shpreh Erjon Demushi, Aktivist i PD-së.

23:31
Top Story/ Ishim prezent kur u vra Xhuvani, zbulohen dëshmitë e dy Zv.Drejtorëve të Policisë

Të parët në vendngjarje ishin 2 zv.drejtorët e qarkut Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dëshmitë e të cilëve bëhen publike për herë të parë në këtë Top Story.

23:29
Top Story/ Ekskluzive: Ish-komandoja zbulon debatin mes Paplekës dhe Met Dafllakut

Pjesëtari i strukturës së PD Erjon Demushi, ish pjesëtar i Forcave të Armatosura, ishte një prej personave që ndodhej më pranë Grecës. Personi më aktiv në debatin me të ishte Arbër Papleka referuar dëshmisë që posedon Top Story. Kjo, duket se shpjegon pse njerëzit e Grecës do ti vërsuleshin Paplekës kur nisi konfrontimi.

23:06
“Një mjet pa targa po blen vota”, zbulohen dëshmitë e pjestarëve të Strukturës së Mbrojtjes së Votës në PD

Partia Demokratike nxori në terren vullnetarë të mbrojtjes së votës fill pas incidentit të ditës së verës me mbështetësit e mazhorancës.

23:01
Top Story/ Pjesëtarë të sigurisë para ekzekutimit të Xhuvanit, çfarë thotë Ambasada Amerikane për Paplekën

Arbër Paplekaj i cili sot ndodhet prapa hekurave për vrasjen e Pjerin Xhuvanit konsiderohej njeriu më i specializuar i grupit në aspektin operacional.

22:56
Top Story/ Vrasja e Xhuvanit mund të ishte parandaluar, policia injoroi denoncimin për strukturën e armatosur të PD-së

Ajo që ishte paralajmëruar nga selia blu, në fakt kishte filluar të binte në sy në terren nëpër rrethe.

22:56
Kurti, intervistë për HRT – flet për problemet në veri, bashkimin kombëtar dhe mundësinë e largimit të KFOR-it nga Kosova

Në vazhdën e tensioneve të fundit në veri të Kosovës gjatë dhjetë ditëve të fundit – dhe për çështje të tjera – televizioni kroat HRT ka realizuar një intervistë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

22:49
Top Story/ “Bomba” e gazetarit: Banda e Çelajve e lidhur me pushtetin, rivalët Çapja me PD-në

Konfrontimi i Ditës së Verës, ishte tregues se fushata në Elbasan nuk do të ishte e qetë. Ky qark, prodhon 14 mandate deputetësh dhe është jo pak përcaktues për animin e peshores së shumicës.

22:43
Top Story/ Kush ishte Pjerin Xhuvani, u ekzekutua në fushatë nga struktura e PD-së

Kjo skenë tronditëse, përgjaku fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit të vitit 2021…Pjerin Xhuvani, një personazh me peshë në Elbasan do të ekzekutohej me armë pas një konflikti që lidhej me dyshimet për blerje votash.

22:37
“Vrasja mund të ishte evituar”, eksperti thirrje policëve: Mbroni veten pastaj ne!

Profesor i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel tha se vrasja e nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha mund të ishte evituar.

22:10
“Nevaldo Hajdaraj e bëri për vetëmbrojtje apo donte ta vriste?” Lleshaj: E zgjidhi në mënyrë kriminale

Edhen tema e mbrëmjes së sotme në Open është vrasja e nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha.

21:50
Lleshaj: Si është e mundur që Shqipëria prodhon djem që qëllojnë policë

Ish ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në Open se ngjarja shokuese që ndodhi në Lezhë kërkon reflektim.

21:32
Vrasja e nënkomisarit në Lezhë, eksperti: Kishte nervozizëm nga policët, mund të ishin vrarë të tre

Profesor i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel tha se aty mund të ishin vrarë të tre policët.

21:23
Vrasja e nënkomisarit të Lezhës/ Kasapi në Open: Ngjarja është e qartë, çdo polic mund të ishte viktimë

Gazetari Julian Kasapi tha në Open se tashmë me bërjen publike të pamjeve të vrasjes së policit Saimir Hoxha, ngjarja është e qartë.

21:21
Imazhi mahnitës i gorillës së rrethuar nga fluturat fiton kompeticionin Foto e Vitit në Britani (fotogaleri)

Një imazh magjepsës i një gorille të vendeve të ulëta, që ecën mes fluturave që kishte shqetësuar në Republikën Qendrore Afrikane, ka fituar çmimin e madh në një kompeticion të njohur fotografie.

20:46
Historia e 21 vjeçares së rritur në Amerikë, ende pa një status së përhershëm

Administrata e Presidentit Biden, propozoi këto ditë një rregull të ri për të mbrojtur statusin e imigrantëve pa dokumenta të sjellë në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, që aktualisht parashikohet nga programi DACA. Ky hap ishte në përgjigje të një vendimi të një gjykatësi kundër këtij programi dhe në kushtet kur shpresat për një ligj për këtë çështje u zbehën këtë muaj.

20:30
Ujësjellësi në fshatin Lapardha 1 banorët “ca të nënës, ca të njerkës”, vuajnë për ujë të pijshëm

Në fshatin “Lapardha 1” në qytetin e Beratit, prej vitesh 14 familje vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

20:21
Tundimi i Gjermanisë (dhe Europës): Të kthehemi në Zvicrën e botës!

Zgjedhjet gjermane erdhën në fundin e një vere që e vuri Europën përballë realitetesh gjerësisht të injoruara prej saj: rivalitet gjeopolitike, ngërçet e ekonomisë së dytë më të madhe të planetit, kolapsi i gjigandit kinez Evergrande, janë tregues se bota po shkon drejt një lufte të ftohtë mes SHBA-së dhe Kinës, thotë Corriere della Sera, dhe europianëve, dikur do t’i kërkohet që të zgjedhin se cilën anë do të mbajnë.

20:16
Putin “hileqari”: Çfarë i bëri Trumpit që ta hutonte në takimin e G 20-tës

Një zyrtare e Shtëpisë së Bardhë pretendon se Vladimir Putin i bëri “një hile” Donald Trumpit në samitin e G20-tës ne 2019-tën.

20:13
Aktivistet pro-abortit sulmojnë policinë në Mexico City (fotot)

Aktivistë e aktiviste meksikane pro-zgjedhjes individuale ishin sot çuditërisht të dhunshëm ndaj policisë në kryeqytet, duke kërkuar dekriminalizimin e abortit.

20:00
Marrëdhënia e tensionuar me Soros, Berisha: Fondacioni i tij kërkoi shpërbërjen e Kosovës, s’pajtohesha kurrë

Sali Berisha ka sqaruar marrëdhënien e tij me miliarderin George Soros, duke theksuar se nuk ka asgjë personale.

19:59
Videoja e vrasjes së policit/ Nis hetimi, pse policët ishin pa mbështetje në aksionin anti hashash

Policia ka në dorë videon e momentit të vrasjes së policit një ditë më parë.

19:54
Në 2022 do na numërojnë/ Censusi do përfshijë edhe banesat

“Pas shtyrjes prej tërmetit të nëntorit dhe situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Instituti i Statistikave do të nisë në tetor projektin pilot për Censin e Popullsisë dhe Banesave, për t’u zbatuar më pas plotësisht në vitin 2022.”

19:53
‘Dosjen për Bashën do e çojmë në Kongres’/ PD: Shpifje, do e padisim që nesër Evi Kokalarin

Menjëherë pasi aktivistja republikane, tha se Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes në SHBA, ka reaguar selia blu.

19:48
Shtrenjtuan miellin, nuk gjobiten/ Tre anëtarë të Autoritetit të Konkurrencës votuan kundër

4 kompanitë e miellit ndaj të cilave Autoriteti i Konkurrencës kishte hapur një hetim pasi kishte konstatuar se këto ndërmarrje kishim caktuar çmimet e shitjes duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit i kanë shpëtuar gjobvënies nga Autoriteti.

19:47
“Ktheni mësimin me 45 minuta”/ Kërkesa e prindërve të lodhur nga mësimi me turne dhe orët e shkurtra

Nga ulja e detyruar të vetëm në bankë, nxënësit pasi mbarojnë mësimin në dalje nga institucionet arsimore i bashkohen jashtë jetës pa pengesa në dukje sikur nuk ekziston covidi.

19:46
BE: Negociatat për zgjidhjen e krizës në veri nuk kanë përfunduar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja nuk ka përfunduar dhe se po vazhdojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

19:41
Energjia dy herë më shtrenjtë/ Në të gjitha vendet evropiane energjia është bërë e kushtueshme

Europa po përballet me çmime të larta të importit të energjisë elektrike ku shifra më e lartë llogaritet në Itali me 206 euro/MWh.

19:40
Djalë i një babai të dhunshëm/ Kur ishte 9 vjeç Aldi Rama pa nënën të torturohej nga i ati

Aldi Rama, vrasësi i policit Saimir Hoxha humbi jetën në spital mëngjesin e së mërkurës.

19:33
“Vendosje e hegjemonisë serbe në rajon”/ Ballkani i Hapur, Berisha: Rama bën aleancë me kriminelin Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar Ballkanin e Hapur gjatë takimit me demokratët në Durrës.

19:30
Do fillojë reforma zgjedhore/ Basha: Do çojmë në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit

5 muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit ambasadorja Ursula Gacek, e cila udhëhoqi grupin e vezhguesve të ODIHR u rikthye ne Tiranë dhe gjeti nje realitet tjeter. Demokratët janë gati të ulen në tryezë me mazhorancën, por me kushte te reja.

19:18
Ftesë në 5/ “Mos më bëj b*** zgjuarin mua”, sherr mes Ina Kollçakut dhe dr.Skerdit

Gjatë diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon pati një përplasje të fortë mes Inna Kollçakut dhe dr. Skerdi Farias, i cili u “kryqzua” nga shumë personazhe të njohur pas statusit ku iu bënte thirrje burrave “të investonin te femra e tyre”.

19:15
Kryetare e PD? Kokalari: Ne e kemi liderin, ai është Sali Berisha

Aktivistja Evi Kokalari hodhi poshtë zërat se ajo do bëhet kryetare e PD, pasi është parë të mbështesë publikisht Sali Berishën.

19:11
Bashkia e Tiranës nderon Mbretëreshën Geraldinë, statuja e saj do të vendoset pranë Bulevardit Zogu I

Në procesin e vlerësimit të figurave që kanë kontribuar në qytetin e Tiranës, por edhe me kërkesë të Ambasadës së Hungarisë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendosjen e statujës së Mbretëreshës Geraldinë në rrugën “Fortuzi”, prane Bulevardit Zogu I.

19:10
“Ka një dosje për Bashën, do e çojmë në Kongres”/ Kokalari: Ja përse kreu i PD përjashtoi Berishën

Aktivistja republikane, Evi Kokalari, e cila shoqëron dhe mbështet Sali Berishën në takimet e tij tha se diaspora është e interesuar për zhvillimet në vend.

19:04
Berisha nga Durrësi: Askush se merr peng partinë! Basha, kryetar i pengjeve

Ish-kryeministri, Sali Berisha tha se kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë, por i pengjeve të atij që e ka marrë.

19:03
“Investo te femra jote”/ Reklama për ndërhyrjen në buzë që habiti të gjithë, reagon dr. Skerdi: Ashtu më donte kokrra e qejfit

Reklama e një qendre estetike private për ndërhyrjet kirurgjikale në buzë habiti ndjekësit në rrjetin social “Instagram”.

18:58
The Sun: Covid u krijua për masakër, “Pacientin Zero” e kafshoi majmuni

Covid duket si “i bërë me dorë nga shkencëtarët për masakër”, dhe mund të ketë dalë nga laboratori i Wuhanit pasi një shkencëtar u kafshua nga një majmun i infektuar thuhet në një libër të ri, që lëshon disa pretendime bombë lidhur me origjinën e shumëdiskutuar të sëmundjes që gjunjëzoi globin.

18:57
Ftesë në 5/ Fation Kuqari: Është femra ime, ia plotësoj të gjitha nëse do!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua statusi viral i Skerdi Farias, i cili iu bënte thirrje të gjithë meshkujve “të investonin te femra e tyre” me një palë buzë të reja.

18:53
Shifra alarmante/ 17 të vdekur nga COVID në 24 orë, gruaja 4-muajshe shtatzënë në gjendje të rëndë

17 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin total të viktimave në 2,685.

18:51
Kosova dhe Serbia arrijnë dakordësi në Bruksel për targat

I dërguari nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për të diskutuar rreth temës së veriut.

18:46
“Kërkoj ndjesë miqtë e mi”/ Berisha nga Foltorja e Durrësit: U tregova i heshtur në çështjet e partisë

Ish-kryeministri Sali Berisha bën veten përgjegjës për situatën aktuale në Partinë Demokratike.