Arrestohen dy persona në Vlorë/ Njëri u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, tjetri u kap me emigrant të paligjshëm në makinë

30/09/2021 08:54

Dy persona janë arrestuar nga policia në Vlorë për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet A.V., 57 vjeç u arrestua sepse u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij një emigrant të paligjshëm në vendin e quajtur “Bypass” Himarë.

“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. V, 57 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi me datë 29.09.2021, në vendin e quajtur “Bypass”, Himarë, është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij një emigrant të paligjshëm”, njoftoi policia.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë A. Q., 28 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel